Tifozët janë zemra e Milanit: Skuadra pret San Siron në këmbë për “ndeshjen e sezonit”

🔥 Në një moment delikat për klubin, mes tensioneve në drejtim, fjalimeve të Cardinale-s dhe një fitoreje të vuajtur në Marassi, Milani ka nevojë më shumë se kurrë për forcën e tifozëve. Një thirrje për unitet, vetëdije dhe reagim

Milanistat
4 Min Read
Vini re: Kjo faqe interneti mund të përmbajë lidhje partnere, që do të thotë se mund të përfitojmë një komision nëse klikoni në lidhjet që ne ju shfaqim. Ju kërkojmë të klikoni disa herë në ditë dhe besojmë se çdo klik do t'u shtojnë vlerat. Mbështetja juaj vlerësohet!

Ka fitore që të japin gëzim, dhe ka fitore që të japin shpresë. Ajo në Marassi i takon më shumë të dytës. Po, sepse Milani nuk luajti një ndeshje perfekte, por luajti një ndeshje me shpirt. Dhe në këtë moment të sezonit, shpirti na duhet më shumë se loja. Edhe pse nuk duhet të mashtrojmë veten: fitorja nuk i mbulon problemet. Nuk i mbulon tensionet në krye të klubit, nuk i mbulon zërat për ndryshime, nuk i mbulon mungesat strukturore të këtij projekti.

Allegri ka të drejtë kur thotë se “nuk kemi bërë ende asgjë”. Sepse ky klub ka nevojë për më shumë se një fitore të vuajtur. Ka nevojë për stabilitet, për qartësi, për një drejtim që nuk lëkundet sa herë fryn era. Prania e Cardinale-s në dhomat e zhveshjes mund të duket si mbështetje, por për mua është edhe një sinjal alarmi: kur pronari zbret kaq shpesh, do të thotë se diçka nuk shkon.

Dhe ja ku jemi: në një sezon ku Milani ka luftuar më shumë me zhurmën sesa me kundërshtarët, kjo skuadër po tregon se ka ende dinjitet. Por dinjiteti nuk mjafton nëse nuk shoqërohet me vizion. Nuk mund të vazhdojmë të jetojmë me improvizime, me fjalime të bukura dhe me ndërhyrje të papritura e të mefshta nga drejtues që shfaqen vetëm kur ndizet situata. Milani ka nevojë për një projekt të qartë, për drejtues që nuk lëkunden dhe për një strukturë që nuk varet nga humoret e javës. Fitorja në Marassi ishte një hap i madh, por nuk duhet të na verbojë: ky klub ka ende shumë për të rregulluar. Dhe nëse drejtuesit nuk e kuptojnë peshën e fanellës që po menaxhojnë, atëherë tifozët — ne — do të jemi aty për t’ua kujtuar. Sepse Milani nuk është një markë, është një identitet. Dhe identiteti nuk negociohet.

Ndaj dhe tani dua t’i drejtohem juve, tifozëve kuqezi, atyre që e mbajnë këtë klub gjallë edhe kur drejtimi lëkundet, edhe kur zërat e jashtëm bëhen më të fortë se duhej. Kjo është java jonë. Kjo është ndeshja jonë. Kjo është beteja ku zëri ynë duhet të dëgjohet më shumë se çdo fjalim i Cardinales, më shumë se çdo analizë televizive, më shumë se çdo kritikë që vjen nga jashtë. San Siro duhet të jetë një mur, një zjarr, një shpirt i vetëm. Sepse kur Milani ka tifozët pranë, nuk ka kundërshtar që e përballon. Ne nuk jemi spektatorë — ne jemi pjesë e historisë. Dhe tani është koha ta tregojmë. Të gjithë bashkë, deri në fund. Dhe po e them pa asnjë filtër: nëse krerët e klubit tone të zemrës nuk e kuptojnë se Milani nuk është lodër e askujt, atëherë tifozët duhet t’ua kujtojnë me zë të lartë. Mjaft me eksperimentet, mjaft me lëvizjet e paqarta, mjaft me heshtjen kur klubi ka nevojë për transparencë. Ne nuk jemi këtu për të duartrokitur çdo vendim, por për të mbrojtur fanellën. Dhe nëse dikush mendon se mund të luajë me historinë tonë, me identitetin tonë, me pasionin tonë, atëherë ka gabuar klub. Sepse Milani është në rradhë të parë i tifozëve të tij. Dhe kur tifozët ngrihen, askush nuk i ndal. Kjo është java ku duhet të tregojmë se San Siro nuk është thjesht një stadium — është një gjykatë. Dhe ne jemi zëri i saj.

Nga Albi Milanist, kryeredaktori i Milanistat.com


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>




Share This Article