Merkatoja, me dyer të mbyllura prej vetëm 24 orësh, ngjan si një event i largët e tani Milani i Amorim, duket në çdo qelizë të tij dhe nuk mund të fshihet më pas pritjes. Nën këtë këndvështrim, është fusha ajo që merr kontrollin e projektit kuqezi. Rúben Amorim e ka nisur aventurën me dy fitore në Serie A. Torino dhe Venezia i dhanë Milanit pikët maksimale dhe një dozë të rëndësishme besimi. Por, kalendari është i pabesë dhe tani ndryshon ndjeshëm. Të dielën, kuqezinjtë i pret Juventusi e më pas vjen një seri sfidash shumë më kërkuese sesa ajo bardhezi.
Për më tepër, Milani duhet të menaxhojë edhe angazhimet europiane. Në San Siro do të mbërrijë Benfica për debutimin në Europa League. Ka ardhur momenti pra, që Amorim të tregojë sa çfarë ka konstruktuar realisht. Se në fakt, trajneri portugez i ka marrë lojtarët që kërkoi gjatë verës.
Ndaj tashmë kërkohen rezultate, identitet dhe vazhdimësi. Milani hyn në muajt që mund të japin verdiktet e para për projektin e ri.
Juventusi hap një seri sfidash që nuk falin
Sfida me Juventusin përfaqëson testin e parë të madh. Dy fitoret hapëse krijuan atmosferë pozitive, por Torino sjell një presion tjetër.
Pas Juventusit, Milani do të udhëtojë përballë Lazios. Më pas, Benfica do të sjellë një provë europiane në San Siro. Lecce do të kompletojë këtë seri përpara pushimit të kombëtareve. Prandaj, Amorim kërkon ta mbyllë këtë periudhë në pjesën e sipërme të tabelës.
Ndërkohë, tetori sjell edhe më shumë tension. Sassuolo, Salzburg dhe Atalanta presin kuqezinjtë brenda një kalendari të ngjeshur. Bournemouth, Udinese dhe Bologna do të shtojnë më tej ngarkesën. Në fund vjen sfida që tifozët e presin gjithmonë me emocion.
Derbi Milan-Inter, më 31 tetor, mbyll këtë maratonë të vështirë. Për Milanin, ajo ndeshje mund të ketë edhe peshë simbolike.
Europa League shton presionin mbi projektin kuqezi
Angazhimet europiane ndryshojnë mënyrën se si Amorim duhet ta menaxhojë skuadrën. Ndeshjet e mesjavës kërkojnë energji dhe rotacion. Milani nuk mund të mbështetet gjithmonë te të njëjtët lojtarë. Trajneri duhet të ruajë freskinë fizike dhe intensitetin e skuadrës.
Në fakt, Europa League do të shërbejë edhe si një lloj testi edhe për thellësinë e grupit. Pasi ndeshjet europiane mund të ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatet e kampionatit. Duke shtuar këtu që investimet e rëndësishme të verës e kanë rritur pritshmëritë. Tifozët presin që përforcimet të sjellin shpejt ndikim në lojën e ekipit.
Kompeticioni europian kërkon menaxhim, njejtë si periudha e vazhdueshmërisë së kampionatit. Prandaj, është detyrë e portugezit të Milanit që të gjejë ekuilibrin mes rezultateve dhe rotacionit.
Krahasuar me fillimin e sezonit, presioni tani do të rritet çdo ndeshje e më shumë. Çdo gabim mund të kushtojë shumë, ndërkohë që edhe çdo fitore do të mund të jepte një dorë shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e projektin.
Koha për të dëshmuar se Milani ka ndryshuar
Përtej rezultateve, sfida kryesore lidhet me identitetin. Rúben Amorim kërkon një Milan agresiv, intensiv dhe më të guximshëm. Formacioni 3-4-2-1 kërkon presion të lartë dhe kontroll të hapësirave. Gjithashtu, mbrojtja duhet të luajë më përpara dhe skuadra duhet të reagojë shpejt.
Dy ndeshjet e para dhanë disa sinjale pozitive. Megjithatë, kundërshtarët e ardhshëm do të matin nivelin real. Në realitet, ndryshimi taktik nuk ndodh brenda pak javësh. Amorim duhet të ndërtojë automatizma dhe një mentalitet të ri konkurrues.
Natyrshëm, kjo kërkon kohë. Por objektivi minimal i Milanit mbetet i qartë: kualifikimi në Champions League. Si rezultat, shtatori dhe tetori marrin një rëndësi të jashtëzakonshme. Pikërisht tani, projekti i Milanit duhet të fillojë të flasë përmes rezultateve.
Në fund, merkatoja i dha Amorim mjetet. Tani trajneri dhe lojtarët duhet të tregojnë sa vlejnë në fushë. Përditësimet dhe analizat mbi Milanin, tifozët kuqezi do të vijojnë me ti ndjekin me vëmendje, ashtu si dhe zhvillimet më të rëndësishme të sezonit në dritaren e tyre të preferuar, Milanistat.com.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZAVE ROSSONERË MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>


