“VERDIKTI FINAL”: deri në frymën e fundit, Milani dhe domosdoshmëria për sulmuesin prej 20+ gola

🔴⚫   Tetë ndeshje për të mbyllur çështjen, Napoli në "Maradona" si prova e fundit dhe një vendim që duhet marrë në zyrë – kuqezinjve iu duhet një "goleador" prej 20 golash, që mungon që nga koha e Ibrahimoviçit. Drejt kujt po shkojnë shigjetat e Djallit dhe cili është vendimi përfundimtar

Milanistat
6 Min Read
Vini re: Kjo faqe interneti mund të përmbajë lidhje partnere, që do të thotë se mund të përfitojmë një komision nëse klikoni në lidhjet që ne ju shfaqim. Ju kërkojmë të klikoni disa herë në ditë dhe besojmë se çdo klik do t'u shtojnë vlerat. Mbështetja juaj vlerësohet!

Ka momente në një sezon futbolli kur gjithçka që ke ndërtuar varet nga një fije e imët. Kur puna e dhjetë muajve mund të shndërrohet në hi apo në ar, jo për shkak të strategjisë, por për shkak të një detaji të vogël që ke lënë pas dore. Për Milanin, ky moment ka ardhur. Dhe ja ku jemi, kemi arritur në sprintin final. Pushimi i marsit po mbaron, dhe përpara janë tetë ndeshjet e fundit të kampionatit. Tetë ndeshje për të mbyllur ciklin, për të siguruar një vend në Champions League, për të shpërblyer një sezon që ka qenë, në shumë mënyra, një rimëkëmbje.

Por Massimiliano Allegri – ai që njihet si “L’Architetto” për aftësinë e tij për të ndërtuar fitore nga materiale të pakta – e di se kjo nuk është koha për festa. Ai është “një pragmatist” që mendon vetëm për një gjë: të arrijë sa më shpejt sigurinë matematike”. Nuk dëshiron të shpërdorojë atë që është ndërtuar gjatë vitit, por e di mirë që “pjesa finale e turneut është ajo ku nevojitet më shumë gjak i ftohtë për të shkuar deri në fund”.

Dhe fillimi i këtij rekti final nuk mund të jetë më i vështirë: Napoli, në “Stadio Diego Armando Maradona”. Një skuadër që, teoretikisht –– duhej të ishte rivali i vërtetë i Interit për titullin. Madje ka nga ata që mendojnë se Napoli ka grupin më të mirë –– dhe që duhej ta kishte fituar kampionati. Kjo do të thotë se, për Conten dhe djemtë e tij, sezoni ka qenë një rrugëtim zhgënjyes. Dhe presioni për të fituar kundër Milanit është i gjithë mbi mbi shpatullat e tyre.

Por ka një problem. Një problem që e komplikon gjithçka për Allegrin.

KRIZA E SULMUESVE: KUR GOLAT MUNGOJNË NË MOMENTIN MË TË KEQ

Milani do të hyjë në këtë ndeshje jetike me një sulm që jeton prej javësh një krizë golash. Kjo është e dhimbshme, sepse gjithçka do të kishte qenë ndryshe nëse Rafael Leao dhe Christian Pulisic do të ishin në formën më të mirë. Por nuk janë. Leao vuan nga pubalgia, Pulisic nuk shënon që nga fundi i vitit 2025, dhe reparti ofensiv duket i pa dhëmbë.

Allegri ka provuar gjithçka. Ka rotacionuar, ka ndryshuar module, ka kërkuar zgjidhje nga Santiago Giménez, Niclas Füllkrug, Christopher Nkunku. Por asnjëri nuk ka ofruar atë që duhet: siguri. Nuk ka atë lojtar që ti thuash: “Ai do të shënojë.” Nuk ka atë që të bën të flesh rehat natën para një ndeshjeje të madhe.

Dhe kjo na çon tek pika e dytë e këtij editoriali, ajo që është më e rëndësishme se vetë ndeshja me Napolin.

VENDIMI THELBËSOR: KUSH DO TË JETË SULMUESI I RI?

Në zyrat sekrete të katit të tretë të casa Milan duhet marrë një vendim thelbësor. Dhe ky vendim ka të bëjë pikërisht me sulmuesin e sezonit të ardhshëm. Jemi në pikën më të rëndësishme ku nuk mund të gabohet më.

Sepse për shumë vite kanë ardhur lojtarë që më pas nuk kanë zgjidhur asgjë. Investime që kanë shkuar dëm, shpresa që janë shndërruar në zhgënjime, plane që kanë dështuar. Dhe tani, pas një viti përshtatje në sezonin e dytë duhet të ngrihet niveli.

Çfarë duhet? Një golashënues, një njeri prej 20 golash. Ky është profili që mungon që nga koha e Ibrahimoviçit të parë dhe që vetëm Olivier Giroud kishte arritur ta përmbushte pjesërisht.

Dhe ka një detaj që tregon gjithçka: Milani fitoi titullin pikërisht atëherë kur Olivier vendosi të spostohej në zemër të zonës së penalltisë. Kur kishte një lojtar që i takonte atij vendi, që e njihte atë zonë, që shënonte me regularitet.

PRANVERA E VENDIMEVE: MUNDËSIA PËR TË NDËRTUAR TË ARDHMEN

Do të jetojmë javë vendimtare. Midis prillit dhe majit vendosen strategjitë e merkatos. Dhe këtë herë, blerjet duhet të jenë të një kalibri të caktuar. Po, sepse ndryshe kurrë nuk do të mund të luftohet seriozisht për të fituar.

Kjo është sfida e Igli Tares. Kjo është sfida e drejtorisë. Të gjejnë atë lojtar, atë profil, atë “numër 9” që ka munguar kaq shumë. Të mos përsëritin gabimet e së shkuarës. Të investojnë smart, por të investojnë mirë.

NAPOLI, PROVA E ZJARRIT, SHPRESA E FUNDIT

Por para se të mendojmë për të ardhmen, ka edhe një ndeshje. Napoli. “The big match”. Një provë që do të tregojë nëse Milani është vërtetë gjakftohtë për të shkuar deri në fund.

Nëse fiton, gjithçka bëhet më e lehtë. Nëse humbet, presioni rritet. Dhe me një sulm në krizë, me lojtarë që nuk shënojnë, me një sistem që po kërkon zgjidhje, kjo është ndeshja që mund të definojë gjithçka.

Allegri pret. Tare vendos. Dhe ne presim – presim që këtë herë, vendimi të jetë i duhuri. 🔴⚫


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article