Dylan Rodriguez dhe Owen Emeka me fanellën e Granadës duke festuar një gol në Segunda División

Milan, jo një, por dy nga Granada: Kuqezinjtë hedhin rrjetën për dy xhevahirët e andaluzëve. Përgatitet një Djall spanjoll

Emisarët kuqezi udhëtuan në Andaluzi për një mesfushor klas 2007, por ylli i ndeshjes rezultoi një anësor 17-vjeçar. Klauzola, interesi i Real Madridit dhe plani: zbuloni gjithçka që ndodhi në Granada dhe pse koha po ikën

Milanistat Organization Logo - Favicon M
7 Min Read
7 Min Read

Mesa duket, Milani ka një shije të veçantë për zbulimet e papritura. Më 12 shtator, kuqezinjtë u rikthyen nga dy gola pas në Olimpico kundër Lazios. Në atë ndeshje, në Olimpico, do të shkëlqente Diego Moreira. Në të njëjtën kohë, një emisar rossoner ndodhej në Spanjë. Për të ndjekur ndeshjen Granada–Albacete të Segunda División. Objektivi quhej Dylan Rodriguez, mesfushor klas 2007. Por, Rodriguez nuk luajti asnjë minutë dhe qëndroi në stol 90 minuta. Ndeshja mbaroi 1-1. Pa pritmas, e gjithë vëmendja e skautit ra mbi një tjetër supertalent. Udhëtimi nuk shkoi huq. Skena i kaloi një 17-vjeçari tjetër, një anësori spanjoll me origjinë nigeriane.

Quhet Owen Emeka dhe me golin e shënuar e la skautin pa fjalë. Kështu e tregojnë historinë kolegët e Gazzetta.it. Dhe tani është pikërisht ai, Owen Emeka, që bashkë me mesfushorin tjetër klas 2007, Dylan Rodriguez, kanë ndezur interesimin e madh të Djallit. Që në krye të herës duhet thënë se negociata zyrtare nuk ka ende. Për djaloshin nga Nigeria ka mbledhur është interesuar edhe njëfarë Real Madridi. Sipas klauzolës, Granada e çmon djaloshin e saj “të artë” rreth 15 milionë euro. Por mendohet se andaluzianët mund të pranojë edhe një shumë më të ulët. Ndaj dhe pyetja që shtrohet në këtë moment është e thjeshtë: a duhet Milani të lëvizë para konkurrencës?

Owen Emeka: nga akademia te goli i parë profesionist

Emeka është rritur në akademinë e Granadës. Sezonin e kaluar, me ekipin U19, arriti gjysmëfinalen e kampionatit kombëtar. Dhe ishin pikërisht 19 vjeçarët e Real Madridit ata që i eliminuan në kohë shtesë. Sulmuesi bëri një paraqitje të shkëlqyer në atë sfidë. Dhe është pikërisht pas asaj ndeshje, që klubi besoi se erdhi çasti për ta provuar me të rriturit.

Përgjigja e djalit ishte e menjëhershme. Këtë sezon është pjesë e skuadrës së parë. Deri më tani ka mbledhur gjashtë paraqitje, tri prej tyre si titullar. Ka gjetur edhe golin e parë si profesionist.

Goli ndaj Albacetit tregon cilësitë e talentit. E kontrolloi topin dhe e mbrojti me trup nga kundërshtari. Më pas driblon dy mbrojtës. Në fund, godet rrjetën e tij të parë me “të rriturit”. Me këtë gol, u bë golashënuesi i dytë më i ri në historinë e Granadës. Ishte 17 vjeç, 4 muaj e 23 ditë. Pak më vonë, ndaj Leganes, traversa ia mohoi golin e dytë.

Granada e blindon, Spanja U18 e thërret

Granada beson fort te xhevahiri i saj. Në prill, Emeka firmosi rinovimin për deri më 2031. Kjo kontratë e gjatë ia forcon pozitën klubit në çdo bisedë merkatoje. Në Andaluzi, disa e krahasojnë me Jude Bellingham. Ata e lidhin krahasimin me strukturën fizike dhe shtatin. Gjatë pauzës së kombëtareve, ishte Spanja U18 që e thirri për përgatitjen e Botërorit. Turneu zhvillohet në Katar dhe nis më 19 nëntor.

Edhe detajet anësore ngjallin kureshtje. Emeka i feston golat si Franck Kessié, me përshëndetje ushtarake. Përfaqësuesja e tij është një agjente grua. Ky profil i ri, i guximshëm dhe plot personalitet i përshtatet idesë së Milanit për talentet e reja.

Dylan Rodriguez: objektivi i vërtetë mbetet në listë

Në fakt, e thamë që në krye të herës: skauti kuqezi kishte ardhur në Granada për Dylan Rodriguezin. Ai ishte dhe është emri i parë i rrethuar me të kuq në bllok. Mesfushori klas 2007 luan me këmbë të majtë. Është mesfushor qendror dhe ka veti dinamike për futbollin spanjoll. Si profili ngjan më shumë me një box-to-box sesa me një regjisor puro. Mund të luajë si gjysmëanësor, si trequartist dhe kur duhet, edhe si krah i majtë. Si pikë reference ka Pedrin, edhe pse të dy dallojnë në veti.

Rodriguez mbërriti në Granada një vit më parë. Kohët e fundit e ka rinovuar kontratën deri më 2028. Deri më tani ka pasur shumë më pak hapësirë se Emeka. Në total grumbullon vetëm 24 minuta, të gjitha kundër Eibarit, si zëvendësues.

Por, duhet theksuar se edhe ai u dallua te U19 sezonin e kaluar. Arriti po ashtu gjysmëfinalen kundër Real Madridit. Atë ndeshje e kujton edhe për një episod negativ. Arbitri e përjashtoi për protesta pas një penalltie në favor të Los Blancos.

Plani i Milanit, klauzola dhe Real Madridi

Udhëtimi në Granada kishte një synim të saktë, por i dha Milanit një zbulim të paplanifikuar. Emeka përjetoi një nga ditët më të rëndësishme në karrierë pa e ditur se në tribunë ndodhej një skaut kuqezi. Djaloshi nuk i ka mbushur ende 18 vjeçët, por në Spanjë tashmë flitet edhe për të.

Bashkohu me familjen Milanistat.com  për të marrë lajmet më të fundit nga Casa Milan. Real Madridi ka treguar interes. Klauzola për çlirimin nga kontrata me Granadën është 15 milionë euro.

Megjithatë, siç e thamë, klubi andaluzian mund të shqyrtojë edhe një shumë më të ulët. Aktualisht nuk ekziston asnjë negociatë, është vetëm një hipotezë dhe dëshirë e madhe nga ana e kuqezinjve. Nëse Milani vendos, plani duket i qartë: do ta fuste fillimisht në ekipin e dytë. Kështu, rritja do të ecte pa nxitim. Dera drejt skuadrës së parë mbetet e hapur në perspektivë. Koha ka rëndësi të madhe. Konkurrenca është e fortë, ndërsa kontrata e gjatë në Granada shtrenjton çdo vonesë.

Skauti kuqezi u kthye nga Spanja me një emër të ri në bllok dhe një ëndërr të madhe në xhep.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZAVE ROSSONERË MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>


Share This Article