Janari po afrohet dhe Endrick po bëhet lajmi më i nxehtë i merkatos kuqezi. Milani nuk ka hequr dorë. Ka pritur, ka ndjekur situatën dhe tani po rikthehet fuqishëm. Sipas SportMediaset, bisedimet me Real Madridin po përparojnë. Madje kanë filluar të dalin në dritë edhe shifrat. Edhe formula e operacionit po merr formë. Ideja bazë është një huazim me të drejtë blerjeje. Çmimi do të lëvizte midis 35 dhe 40 milionë eurove. Por Madridi nuk heq dorë lehtë. Spanjollët duan të mbajnë çelësin e kartonit. Pikërisht këtu qëndron befasia e historisë.
Kërkesa është e qartë dhe vendimmarrja po afrohet. Përtej parave, është një djalosh, një superlojtar që kërkon kohë në dispozicion. Është edhe një klub që e mirëpret krahëhapur. Dhe, sipas të gjitha gjasave, në rreshtin e parë është ulur pikërisht Djalli.
Formula e operacionit: huazim me të drejtë blerje dhe opsioni i riblerjes nga Madridi
Burimet thonë se të dy klubet gjigande po diskutojnë një huazim me të drejtë blerjeje të fiksuar midis 35 dhe 40 milionë eurove. Por Real Madridi nuk do në asnjë mënyrë që ta lëshojë plotësisht kartonin e brazilianit. Kështu, sipas zërave, ai do të ruante në kontratën e shitjes edhe një opsion riblerjeje, vlera e të cilit rrotullohet diku midis 45-50 milionë eurove.
E në fakt, nuk është hera e parë që Blancos veprojnë kështun në këtë mënyrë. Shembulli më i njohur është ai i Brahim Diaz. Marokeni mbërriti te Milani me huazim dyvjeçar. Pastaj u rikthye në Spanjë. Të njëjtën rrugë kanë ndjekur Nico Paz dhe Franco Mastantuono, sa për t’u kufizuar në Serie A.
Pra, skenari më i mundshëm mbetet i njejtë: huazim me të drejtë blerjeje për rossonerët dhe kundërblerje për klubin madrilen. Milani duhet ta pranojë këtë logjikë, nëse dëshiron ta bëjë të tijin talentin që pëlqen aq shumë.
Pëlqimi i Endrick për Milanin dhe prapaskena e verës: Cardinale, Florentino Perez dhe Mourinho
Sipas Gazzetta dello Sport, brazilianin e josh ideja e Milanit. Nëse ekzistojnë kushtet për të lënë Madridin në janar, sulmuesi ka lënë të kuptohet se kuqezinjtë do të jenë zgjedhja e tij e parë. Ky është një sinjal i fortë. Paga prej 2,5 milionë eurosh neto në sezon nuk është e papërballueshme. Mbetet vetëm marrëveshja mbi formulën. Pa të, çdo gjë mbetet në ajër. Me të, Milani mund të ketë një talent të rrallë.
LEXO EDHE:
Për hir të së vërtetës, që gjatë merkatos verore ka qenë vetë pronari i kuqezinjve Gerry Cardinale, i cili ishte vënë personalisht në lëvizje për ta marrë Endrick. Pronari amerikan i Milanit, në rrugën e tij kishte marrë miratimin e Florentino Perezit. Por ka qenë José Mourinho, i cili thoshte se besonte në cilësitë e djaloshit, ai që e ndali gjithçka. Edhe pse më pas nuk i ka asgjë më shumë se 4 minuta lojë në këmbë. Të paktën deri tani.
Rasti e do të përmendim se rossonerët nuk ishin të vetmit në gjurmët e Endrick. Edhe Roma, Aston Villa dhe Liverpooli bënë përpjekje të ngjashme. Pastaj, në gusht, ai pësoi një shqetësim fizik. Që tani është harruar krejtësisht dhe është në dispozicion. Dëshira për të luajtur është e dukshme.
Për Milanin, historia është e qartë. Një sulmues i ri, me cilësi të larta, mund të ndryshojë dinamikën e ekipit. Rastin nuk mund ta lëshojë dy herë.
Arritur në këtë pike, pyetja është e thjeshtë: a do ta bëjë edhe Madridi hapin që i kërkon Milani? Përgjigjen e presim në ditët e ardhshme. Tifozët rossonerë, mund t’i ndjekin të gjitha lajmet e fundit nga Casa Milan vetëm në Milanistat.com. Janari mund të sjellë një bombë të vërtetë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZAVE ROSSONERË MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>


