Më 1 tetor, bota rossonera kujotn sot një nga idhujt e saj. George Weah, Mbreti Luan mbush sot 60 vjeç. Liberiani la gjurmë të thella te Milani me gola, shpejtësi dhe trofe. Më 1995 fitoi Topin e Artë dhe theu një barrierë historike: askush para tij nga Afrika nuk e kishte prekur këtë çmim. Tifozët e kujtojnë me nostalgji. Shumë prej tyre e rradhisin mes më të mëdhenjve të histories së klubit. Ndaj dhe kjo datë nuk është thjesht një përvjetor për ta. Është rasti i përkryer për t’i bërë nderimet një legjende të gjallë. Rrugëtimi i tij nis në një lagje të varfër të Monrovias dhe arrin deri në pallatin presidencial të Liberisë. Ndërkohë, mes dy skajeve qëndrojnë dy skudeto, dhjetëra gola dhe një emër i përjetshëm. Në rreshtat e mëposhtëm rindjekim hap pas hapi, nga fëmijëria deri në ditët tona.
Nga Clara Town, në Monaco dhe PSG
George Weah lindi më 1 tetor 1966 në Monrovia, kryeqytetin e Liberisë. Fëmijërinë e kaloi në Clara Town, një lagje e varfër. Futbollin e nisi në skuadrat vendase Mighty Barrolle dhe Invincible Eleven. Më pas udhëtoi në Kamerun dhe luajti për Tonnerre Yaoundé.
Më 1988 ishte Arsène Wenger ai që e solli në Monaco. Aty ku talenti i tij nisi të shndrisë në futbollin evropian. Më 1992 kaloi te Paris Saint-Germain. Parisi e ktheu në një nga yjet që luanin në Francë. Në sezonin 1994/95 të Champions League ia arriti të dale si golashënuesi kryesor. Kështu, Milani gjeti një sulmues të pjekur dhe me famë.
1995: Weah te Milani dhe fitojnë gjithçka
Milan e transferoi liberianin në korrik 1995. Çmimi i kërkuar nuk e frikësoi klubin, sepse Weah e shpërbleu menjëherë investimin. Atë vit ai shtoi edhe çmimin FIFA si “Lojtari më i mirë i botës”. Me fanellën kuqezi fitoi dy skudeto, në sezonet 1995/96 dhe 1998/99. Tifozët ende kujtojnë slalomin e tij legjendar ndaj Veronës. Vrapimet fluturuese e bënë të pakapshëm për çdo mbrojtës ndërsa golat vendimtarë i dhanë Djallit trofe dhe identitet.
Shifrat e Weah me fanellën rossonere dhe karriera pas Milanit
Lidhja me Milanin zgjati katër sezone e gjysmë, nga korriku 1995 deri në janar 2000. Weah luajti 147 ndeshje zyrtare. Ai shënoi 58 gola dhe dha 36 asiste në të gjitha garat. Në Serie A kontributi ishte vendimtar: 46 gola në 114 ndeshje. Këto gola ndihmuan drejtpërdrejt në fitimin e dy skudetave.
Në janar 2000 Weah u nda nga Milani dhe shkoi në huazim te Chelsea. Aty fitoi Kupën e Anglisë. Më pas luajti për Manchester City, Marseille dhe Al-Jazira në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në vitin 2003 e mbylli karrierën.
LEXO EDHE:
Pas futbollit Weah hyri në politikë. Merr pjesë në zgjedhjet presidenciale ku fillimisht, më 2005, i humb ato ndaj Ellen Johnson Sirleaf. Nëntë vjet më vonë votuesit e zgjodhën senator. Presidenca erdhi në dhjetor 2017 dhe ai mori detyrën në janar 2018. Në nëntor 2023 humbi balotazhin ndaj Joseph Boakai dhe e pranoi humbjen.
Weah nuk e harroi kurrë atdheun. Si lojtar, financoi nga xhepi i tij udhëtimet e kombëtares së Liberisë. Trashëgimia vazhdon edhe te familja, sepse i biri, Timothy Weah, luan për Shtetet e Bashkuara. Bashkohu me familjen Milanistat.com për të marrë lajmet më të fundit nga Casa Milan. Gëzuar ditëlindjen, Mbret!
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZAVE ROSSONERË MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>


