Katër javë të humbura: Si u shndërrua revolucioni i premtuar i Milanit në një riorganizim të thjeshtë

Pas humbjes katastrofike të fundkampionatit ndaj Cagliarit dhe largimit dramatik të të gjithë drejtuesve të ekipit, pronari amerikan i Milanit nisi një proces rekrutimi madhështor që zgjati pothuajse një muaj të tërë — me takime, emra të mëdhenj, udhëtime dhe pritje — vetëm për të arritur në fund te një konkluzion i habitshëm dhe pak i besueshëm: të mbajë figurat që janë tashmë brenda klubit. Tifozët e Djallit, të cilët patën shpresuar për një rilindje të vërtetë, po pyesin me gjithnjë e më shumë me zemërim dhe shqetësim se çfarë e të ardhmeje ka kjo skuadër që ka humbur jo vetëm Champions Leagye, por edhe kohën e çmuar të merkatos

Milanistat
8 Min Read
Vini re: Kjo faqe interneti mund të përmbajë lidhje partnere, që do të thotë se mund të përfitojmë një komision nëse klikoni në lidhjet që ne ju shfaqim. Ju kërkojmë të klikoni disa herë në ditë dhe besojmë se çdo klik do t'u shtojnë vlerat. Mbështetja juaj vlerësohet!

OPINION REDAKSIONAL nga Milanistat.com

Cardinale, tifozët nuk duan teatër: Ku është Milani i madh?

E drejtë të thuhet qartë, pa zbutje dhe pa politesë diplomatike: ky muaj i fundit ka qenë fyerje e drejtpërdrejtë ndaj inteligjencës dhe besnikërisë së tifozëve të Milanit.

Ne, milanistët, kemi parë gjithçka. Kemi parë triumfet europiane me Sacchi, kemi parë magjinë absolute të treshes Van Basten-Gullit-Rijkaard, kemi parë Maldinin duke mbajtur stekën e vlerave të Milanit me supet e tij të forta, edhe kur gjithçka rreth tij shpërbëhej. Kemi ditur të gëzohemi, kemi ditur edhe të vuajmë — por gjithmonë me dinjitet, gjithmonë me ndjenjën se prapa skuadrës kishte njerëz që e donin dhe e kuptonin futbollin.

Sot nuk e kemi më atë siguri. Sot kemi një pronar nga Amerika — nga ajo botë ku “franchise” është fjalë e shenjtë dhe ku tifozi është konsumator dhe shpirt i klubit nuk ka rëndësi — i cili menaxhon Milanin si portofol investimi, jo si klub me histori dhe identitet. Cardinale mund të jetë njeriu i duhur për shumëfishimin e vlerës financiare të markës. Por futbolli nuk është vetëm markë.

Nga ky “casting”, nga gjithë sa ka ndodhur, sot mësuam se kishte qenë kryesisht farsë. Rangnick, Iraola, Krosche — njerëz të respektueshëm, me vizion, me shumëçka për të ofruar — i thanë “jo” Milanit. Dhe nuk është rastësi. Kjo flet për mënyrën se si ky klub paraqitet sot në skenën ndërkombëtare: i paqartë, i pastrukturuar, pa projekt bindës.

Dhe ndërkohë, merkato pret. Lojtarët e mirë firmosin me klubet e tjera. Sezoni i ri po afrohet. Milani nuk ka ende një identitet taktik, nuk ka ende një trajner të konfirmuar plotësisht, nuk ka asgjë domethënëse që të flasë për merkaton. Deri tani!

Ne, tifozët e vërtetë, nuk duam spektakël mediatik. Duam vendime. Duam njerëz me dashuri dhe kompetencë. Duam të besojmë përsëri. Por besimi duhet fituar — dhe deri tani, Cardinale nuk ka bërë asgjë për ta fituar atë. – milanistat.com 🔴⚫🔥


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>




Share This Article
REKLAMË
REKLAMË