OPINIONI REDAKSIONAL nga Milanistat.com
Trashëgimia e çeliktë e Kapitenit: Pse Baresit nuk ju deshën votat e gazetarëve! Vedikti i historisë
Deklaratat e fundit të Dejan Savicevic sjellin në vëmendje një plagë të vjetër të historisë kuq e zi. Mosdhënia e Topit të Artë për Franco Baresin mbetet një nga padrejtësitë më të mëdha individuale në futboll. Megjithatë, madhështia e kapitenit tonë legjendar nuk u mat kurrë me certifikata apo votime të ndikuara nga mediat. Ai përfaqësoi vetë shpirtin, dinjitetin dhe identitetin e pacenueshëm të klubit tonë.
Në futbollin e sotëm, ku vlerësohen më shumë pamjet marketingu se sa kontributi real në fushë, figura e Baresit merr përmasa akoma më gjigante. Ai tregoi se si mund të udhëhiqet një skuadër me heshtje, disiplinë dhe me sakrificë sublime. Rikthimi i tij rekord pas operacionit të meniskut në Botërorin e vitit 1994 mbetet një shembull i papërsëritshëm i karakterit të çelniktë.
Ne si Milanista besojmë se Baresi fitoi diçka më të madhe se çdo trofe individual: dashurinë e përjetshme të San Siros. Koret e tifozëve dhe respekti universal i kundërshtarëve vyejnë më shumë se çdo çmim i dhënë nga juritë franceze. Ai mbetet kapiteni i të gjithë kapitenëve dhe modeli suprem se si mbrohen ngjyrat rossonere.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


