Në një mbrëmje ku i gjithë populli rossoner priste të vërtetën, Milani dha përgjigjen që pritej. Pas fitores bindëse në Europa League, kuqezinjtë mundën edhe Atalantën 3-2 në një ndeshje që kishte gjithçka. Për Djallin shënuan Ramos, Rabiot dhe Gila. Por më e rëndësishmja nuk ishte rezultati. Ishte fakti se Milani i Amorim më në fund po merr formë. Ndeshja nisi si një monolog i vërtetë kuqezi. Pjesa e parë ishte ndoshta më e mira e sezonit. Pas pushimit, kuqezinjtë vazhduan me të njëjtin ritëm. Por një rënie e papritur e tensionit i dha Atalantës shpresë. Për nerazurrët shënuan Krstovic dhe Gaetano, dy gola që dridhëruan stadiumin plot e përplot. Dhe në fund, Maignan bën heroin. Shpëtoi Milanin me një pritje spektakolare. Ishte një fitore që kënaq, por edhe paralajmëron.
Milani i Amorim: një identitet që po lind nga themelet
Portugez tregoi guxim me zgjedhjet e tij. Shtatë ndryshime nga ndeshja e Salzburgut nuk janë pak. Kjo tregon se Amorim nuk flet për rotacionin thjesht sa për ta zbukuruar fjalinë. Ai e praktikon këtë strategji drejtpërdrejt në fushë. Sa i përket repartit të prapavijës, u rikthye Gila. Nga krahët u aktivizuan Chukwueze dhe Moreira, ndërsa në mesfushë u rikthye Modric e Pulisic rifitoi vendin përpara Ramos. Cissé qëndroi në stol, pavarësisht trigolëshit në Europë. Ky vendim tregon se Amorim vlerëson formën e momentit më shumë se emrin. Gjë që është një sinjal shumë i rëndësishëm për të gjithë grupin.
Nga ana tjetër, Atalanta e Sarrit zbarkoi në Milano me shumë mungesa. Gjë që e detyroi trajnerin të bënte zgjedhje të detyruara. Krstovic ndaj Scamacca. Samardzic ndaj Zalewskit. Në mesfushë, Pasalic. Por asnjë prej këtyre zgjedhjeve nuk funksionoi në pjesën e parë. Por nuk ishte faji i tyre. Ishte thjesht një Milan i pamëshirshëm.
Pjesa e parë më e mirë e sezonit: presion, ide dhe tre gola
Nga minuta e parë, Milani tregoi një qartësi loje që nuk ishte parë prej kohësh. Qarkullimi i shpejtë i topit ishte themeli i gjithçkaje. Krahët punuan në të dyja anët. Presioni ndaj daljes së Atalantës ishte i vazhdueshëm. Rikuperimi i topit ndodhte brenda pak sekondash. Këto janë pikërisht konceptet që Amorim përsërit që nga korriku. Dhe më në fund ato po shfaqen në fushë.
Më pas erdhi goli i Rabiot, një gol me të djathtën që rrallë e shënon. Mesfushori francez ishte ylli i vërtetë i pjesës së parë, duke lidhur me mjaft mjeshtëri mesfushën me sulmin. Për më tepër, francezi zbriste në mbrojtje sa herë që duhej. Lëvizjet e tij inteligjente i dhanë Milanit epërsi numerike në çdo zonë të fushës.
Atalanta pati vetëm një shans të vërtetë në pjesën e parë. Krstovic kaloi Maignan, por topi shkoi jashtë. Ishte një sinjal që Milani nuk duhet ta harronte. Por kuqezinjtë nuk e dëgjuan atë sinjal.
Bie tensioni: Milani harron që loja zgjat deri në fërshëllimën e fundit
Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte i njëjtë. Godet Chukwueze por jashtë. Pastaj Hutchinson që përkëdhel shtyllën. Carnesecchi, i bën digë Pulisic. Dhe më pas erdhi penalltia e dytë. Goditi Rabiot dhe Kristensen e preku me dorë. Chiffi tregoi sërish pikën e bardhë. Gabon Ramos, pret Carnesecchi. Por humbja e penalltisë nuk e trondit Milanin. Katër minuta më vonë, Modric ekzekutoi një kornë. Rabiot korrigjon topin drejt Gilës që shënon me kokë. 3-0!
Ky është edhe momenti kur Milani mendoi se e pati mbyllur ndeshjn. Gabimi më i madh i mbrëmjes. Atalanta nis ringjitjen e mal si salmonët. Te Milani asnjë alarm. Krstovic goditi shtyllën në të 63-ën. Më pas do të ishte Gaetano që shënoi brenda zonës me mbrojtjen e përgjumur.
Duke e përsëritur në minutën e 81-të, kur shënoi Krstovic. San Siro mban frymën. Edhe këtë herë, ashtu si edhe më parë, Milani duhet të falënderojë Maignan. Portieri francez bëri atë që di të bëjë githmonë: heroin. I tha “jo” golit në duelin me Zappacosta. Një pritje që shpëtoi dy pikë të arta.
LEXO EDHE:
Çfarë duhet të mësojë Amorim nga kjo ndeshje
Amorim ka shumë për të punuar. Po, sepse ndeshjet zgjasin nëntëdhjetë minuta. Këtë herë zgjati nëntëdhjetë e pesë. Milani i tij tregoi se mund të dominojë çdo kundërshtar, sado të fortë. Mirëpo Milani tregoi edhe se mund të humbasë kontrollin në çdo moment. Dhe është pikërisht kjo paqëndrueshmëri problemi kryesor që duhet zgjidhur.
Milani u ngjit në vendin e katërt. Kjo ndodhi në një ndeshje ku më shumë se gjysma e skuadrës ndryshua. Thellësia e grupit po rritet. Besimi i lojtarëve po forcohet dhe identiteti i lojës po bëhet gjithnjë më i qartë. Rruga është ajo e duhura. Tifozët rossonerë mund t’i ndjekin të gjitha të rejat më të fundit nga Casa Milan, vetëm nëpërmjet Milanistat.com. Por Milani nuk mund të lejojë më që fitoret e sigurta të kthehen në drama të panevojshme.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZAVE ROSSONERË MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>






