Milan mori tri pikë shumë të rëndësishme në transfertën ndaj Genoa, por festa kuqezi kaloi përmes një triumfi dramatik. Në “Luigi Ferraris”, skuadra e Amorim fitoi 1-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e njëmbëdhjetë të Serie A 2026-2027. Alphadjo Cisse dhe Christian Pulisic realizuan golat që dukej se do ta zgjidhnin shpejt takimin. Megjithatë, Mikael Ellertsson riktheu emocionet në minutat e fundit.
Cisse dhe Pulisic ndërtojnë avantazhin për kuqezinjtë, Genoa kërkon revanshin
Për Milan, kjo fitore ka rëndësi përtej tri pikëve. Skuadra kishte nevojë të reagonte pas luhatjeve të fundit dhe të ruante ritmin në kampionat. Për më tepër, ndeshja vinte përpara pushimit të kombëtareve. Prandaj, një rezultat pozitiv në Marassi mund të ndikojë edhe te atmosfera brenda grupit.
Pjesa e parë solli një Milan efikas dhe vendimtar. Cisse zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të, ndërsa Pulisic dyfishoi shifrat vetëm gjashtë minuta më vonë. Kështu, kuqezinjtë krijuan një avantazh të rëndësishëm dhe fituan mundësinë ta administronin lojën. Genoa, e drejtuar nga Daniele De Rossi, nuk e pranoi lehtë këtë epërsi. Atmosfera e zjarrtë e Marassit e shtyu skuadrën vendase të kërkonte më shumë intensitet. Teksa, Milani synoi të kontrollonte ritmin përmes qarkullimit të topit.
Tensione me arbitrin dhe alarmi i minutave të fundit
Genoa-Milan, pas pushimit, ndeshja ndryshoi karakter. Milani u përpoq ta menaxhonte avantazhin, ndërsa Genoa shtoi agresivitetin dhe presionin. Në minutën e 50-të, Alessandro Marcandalli ndali Adrien Rabiot me një tërheqje të dukshme nga pas. Francezi po nisej drejt gjysmëfushë kundërshtare. Milani kërkoi karton të kuq për ndërhyrjen.
Arbitri Davide Massa vendosi ndryshe dhe ndëshkoi Marcandallin vetëm me të verdhë. Vendimi shkaktoi protesta të forta nga kampi kuqezi. Edhe Rabiot mori karton të verdhë për kundërshtimet e tij. Situata u përshkallëzua edhe në pankinë, ku Massa nxori tri kartonë të kuq për tri pjesëtarë të stafit të Milanit.
LEXO EDHE:
Ndryshimet pa efekt, Milan reziston
Pas kësaj, loja humbi rrjedhshmërinë. De Rossi aktivizoi Tommaso Baldanzin dhe Stephan El Shaarawyn, ndërsa Amorim iu përgjigj me Filippo Terraccianon dhe Omari Hutchinson. Gjatë kësaj kohe, Luka Modrić dhe Rabiot u përpoqën të qetësonin ritmin përmes kontrollit të topit.
Por nuk mungun as gabimet. Në minutën e 73-të, Yunus Musah humb një top të rrezikshëm. Përfiton Vitinha, por Mike Maignan reagoi shkëlqyeshëm ndaj goditjes së tij të fortë. Amorim vendosi të forconte mesfushën dhe zëvendësoi Pulisic me Ardon Jasharin në minutat e fundit. Rabiot pati mundësinë ta mbyllte ndeshjen në minutën e 83-të, por goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit.
Kur Milani dukej pranë një fitoreje të qetë, Ellertsson ndryshoi gjithçka. Në minutën e 88-të, ai gjeti hapësirë pranë zonës dhe goditi saktë drejt këndit të poshtëm. Jashari nuk arriti ta ndalte aksionin dhe Maignan nuk mundi të shmangte golin. Pesë minutat shtesë sollën një sulm të dëshpëruar të Genoas. Megjithatë, mbrojtja kuqezi rezistoi deri në vërshëllimën përfundimtare. Milani mori tri pikët, por mënyra si e mbylli ndeshjen mbetet një paralajmërim për Amorim. Të gjithë tifozët rossonerë që duan të mësojnë për të rejat më të fundit që ndodhin në Casa Milan, do t’i gjejnë ato vetëm platformën tonë Milanistat.com. Tani, kuqezinjtë duhet ta shndërrojnë këtë fitore në pikënisje për më shumë vazhdimësi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZAVE ROSSONERË MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>







