🖊️ Opinioni redaksional nga Milanistat.com
Cardinale – zgjodhe, tani provo se ke të drejtë
Ne si milanistë kemi mësuar të jetojmë me iluzione dhe zhgënjime. Kemi parë periudha madhështore dhe periudha të errëta. Kemi besuar dhe jemi tradhtuar. Kemi festuar dhe kemi qarë. Por ndër të gjitha, kemi mbetur — sepse Milani nuk është vetëm një klub, është një pjesë e identitetit tonë.
Dhe pikërisht për këtë, sot kemi të drejtë të jemi skeptikë. Jo negative, skeptikë. Ka ndryshim.
Cardinale e ka marrë vendimin e tij. Ka zgjedhur të heqë dorë nga çdo gjurmë e modelit italian, të importojë njerëz të panjohur në role kyçe, të ngrejë një strukturë që — në letër — duket moderne dhe eficiente. Por Milani nuk luhet mbi letër. Luhet mbi bar, luhet nën presion, luhet me miliona tifozë që presin kthimin e madhështisë.
Pyetja jonë, si milanistë, është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: çfarë do të thonë nëse (larg qoftë) gjërat të shkojnë keq? Kush do të dalë dhe të thotë “po punojmë, besoni”? Kush do të ketë autoritetin moral dhe historik për t’i folur lojtarëve në dhomën e zhveshjes, kur ndëshkimi i fundit ka ikur dhe rëndësia e sfidës tjetër peshon si plumb?
Zlatan Ibrahimovic tani është “konsulent i jashtëm”. Kjo frazë e vetme thotë gjithçka. Njeriu që kishte autoritetin — që kishte zërin, prezencën dhe lidhjen me kulturën milaneze —tashmë është jashtë. Kush e zëvendëson atë autoritet? Askush nga lista e re nuk e ka atë peshë.
Megjithatë, do të jemi të ndershëm: i japim mundësinë Amorim të provojë. I japim mundësinë strukturës së re të funksionojë. Sepse Milani meriton suksesin dhe ne meritohet të gëzohemi sërisht.
Por Cardinale duhet ta dijë: tifozët milanezë nuk janë budallenj. Nuk mund të mashtrohen me etiketa të reja dhe anglicizma moderne. Duan rezultate. Duan trofe. Duan Milanin që është Milan, Djallin e kundërshtarëve — me shpirtin e tij të papërsëritshëm.
Provo, Gerry. Kemi pritur mjaftueshëm. – milanistat.com 🔴⚫🔥
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
