✍️ OPINIONI REDAKSIONAL nga Milanitat.com:
Ibra, jep llogari! Cardinale, zgjohu! Pse Milanit i duhet një “pastrim” morale dhe jo vetëm financiar
Ky nuk është një artikull për një lojtar të humbur. Ky është një artikull për identitetin e një klubi që po e humb veten në labirintin e financave amerikane dhe egove të lojtarëve të pensionuar. Mattia Liberali është thjesht simboli i një sëmundjeje shumë më të thellë. Kur një 19-vjeçar refuzon një ofertë superiore nga Milani për të shkuar te Como, ai po i thotë botës: “Unë nuk i besoj këtij projekti”. Dhe ai ka të drejtë.
Ku është Zlatan Ibrahimovic? Ky klub nuk i detyrohet asgjë atij përveç respektit për të shkuarën, por ai nuk mund të veprojë si një zot i padiskutueshëm duke përzënë të rinjtë vetëm sepse “i bëjnë hije” dikujt. Nëse është e vërtetë (dhe zërat janë shumë të fortë për t’u injoruar) se Ibra e largoi Liberalin nga Milanello, atëherë ky nuk është më një këshilltar, por një sabotator. Ai duhet të japë shpjegime, jo të bëjë batuta për trajnerët italianë. Është koha që Kardinali të kuptojë se futbolli nuk menaxhohet me grafikë dhe se “ekspertët” e tij po e çojnë Milanin në mesataren.
Gjërat që duhen ndryshuar:
- Largimi i Ibras: Nëse nuk kontribuon pozitivisht, ai është një pengesë. Fundi i marrëdhënies.
- Profesionistë të vërtetë: Mjaft me “Second Line” dhe drejtues pa eksperiencë. Duhet një drejtor sportiv me kompetenca reale, jo analistë financiarë.
- Projekt për të rinjtë: Blindimi i talenteve duhet të jetë prioritet, jo reagimi i vonuar për të shpëtuar 3 milionë euro nga një klauzolë.
Gerry Cardinale ke ardhur për të fituar, por po humbet betejën më të rëndësishme: atë të shpirtit. Zgjohu para se këta “krokodilë” të të hanë edhe ato pak milanizëm që ka mbetur në klub. – milanistat.com 🔴⚫🔥
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>

