Casa Milan ka mbyllur më në fund kapitullin e gjatë dhe të lodhshëm të zgjedhjes së stafit teknik dhe drejtues, dhe tani vëmendja e plotë e klubit rrossoneri është përqendruar te ndërtimi i skuadrës që do të përfaqësojë ambiciet e sezonit të ardhshëm. Në ditët e fundit është zhvilluar një takim i rëndësishëm në selinë e klubit, ku ka marrë pjesë personalisht edhe pronari amerikan Gerry Cardinale, i cili ka rikonfirmuar vullnetin e tij për t’iu përgjigjur pothuajse çdo kërkese të trajnerit të ri, Ruben Amorim. Portugezi, megjithatë, nuk mjaftohet vetëm me emra të rinj: ai dëshiron të njohë nga afër, një nga një, të gjithë futbollistët që tashmë vishen me fanellën e Milanit, për të kuptuar kush meriton besimin e tij dhe kush, në vend të kësaj, do të duhet të kërkojë fatin diku tjetër.
Duke llogaritur edhe lojtarët e kthyer nga huazimet e ndryshme nëpër Evropë, rosa aktuale e Milanit numëron 29 futbollistë, të cilëve u shtohet edhe rasti i veçantë i Luka Modriç, kontrata e të cilit ka skaduar më 30 qershor dhe që ende nuk ka vendosur nëse do ta aktivizojë opsionin automatik të rinovimit për një sezon shtesë. Le ta analizojmë situatën me kujdes, reparti pas repartit.
🧤 Portierët: misteri Maignan, çështja më e nxehtë
Gjithçka rrotullohet, si gjithmonë, rreth figurës së Mike Maignanit, portieri titullar dhe kapiteni i pakontestueshëm i Milanit. Edhe pse në janar francezi rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2031, mbi të kuçebardhët po planon një re pasigurie që nuk arrin të shpërndahet: e ardhmja e portierit francez në Milano është larg nga të qenit e sigurt. Amorim e ka kontaktuar tashmë personalisht për ta bindur të qëndrojë, dhe sipas burimeve pranë klubit, do ta bëjë përsëri në ditët në vazhdim, duke i shpjeguar projektin e tij teknik dhe rolin qendror që i rezervon brenda tij. Pyetja që mbetet pezull në ajër është e thjeshtë, por dramatike: a do të mjaftojnë fjalët e trajnerit të ri për ta bindur kapitenin të mos largohet? Pietro Terraccianon do të vazhdojë të jetë portieri i dytë, ndërsa ende nuk është marrë vendimi përfundimtar nëse Lorenzo Torriani do të konfirmohet si portieri i tretë apo do të dërgohet me huazim diku tjetër për të fituar minuta të vazhdueshme lojë; në rast se ndodh kjo e dytë, klubi do të ngjitë në ekipin e parë një tjetër portier të ri nga akademia rrossonere.
🛡️ Mbrojtja: siguritë dhe dyshimet
Aktualisht në grupin mbrojtës të Milanit numërohen pesë emra. Le të nisim nga certifikatat e sigurisë: Matteo Gabbia, Koni De Winter dhe Strahinja Pavloviç konsiderohen tashmë kolona të pazëvendësueshme edhe në projektin e Amorimit, dhe asnjë prej tyre nuk figuron mes emrave në rrezik. Situata ndryshon ndjeshëm kur flitet për Fikayo Tomori: anglezi mund të bëhet protagonist i një lëvizjeje befasuese drejt Premier League, tregu që prej kohësh e ka në shënjestër. Fat i ngjashëm mund të presë edhe David Odogu, i cili, pas një sezoni në të cilin praktikisht nuk ka luajtur asnjëherë, ka nevojë urgjente për vazhdimësi minutash për të mos ndaluar procesin e tij të pjekurisë dhe rritjes profesionale.
⚙️ Mesfusha: beteja për të mbajtur Rabiot dhe Modriç
Ndërkohë që klubi pret me frymë të mbajtur vendimin e Luka Modriçit, i cili Cardinale dhe Amorim shpresojnë ta bindin të mos e mbyllë ende karrierën në Milano, trajneri i ri portugez është i vendosur ta mbajë me çdo kusht edhe Adrien Rabiot. Në ditët e fundit, Amorim e ka telefonuar personalisht mesfushorin francez, duke i rikonfirmuar se e sheh si figurë qendrore të projektit të tij teknik. Ish-Sportingu duket i vendosur të ndërtojë mesfushën edhe rreth Ardon Jashari, i cili, ashtu si Samuele Ricci, ka rënë tashmë në sytë e Atalantës, gjë që rrit presionin dhe kompleksitetin e negociatave. Ndërkohë, drejt largimin, duket Ismael Bennacer, Youssouf Fofana, Warren Bondo dhe Ruben Loftus-Cheek, ndërsa edhe qëndrimi i Yunus Musah është ende plot pikëpyetje. Do të duhet vlerësuar me kujdes edhe e ardhmja e tre të rinjve që po kthehen nga huazimet përkatëse: Kevin Zeroli, Christian Comotto dhe Alphadjo Cissé. Për sa i përket krahëve, sigurisht që do të bëjnë pjesë në Milanin e ri Alexis Saelemaekers dhe Davide Bartesaghi, ndërsa edhe Zachary Athekame pritet të konfirmohet brenda projektit. Kurse drejt largimit, duket Pervis Estupiñan dhe e Filippo Terracciano.
⚔️ Sulmi: repart plot pikëpyetje, ku askush nuk është 100% i sigurt
Sulmi mbetet padyshim reparti me më shumë të panjohura brenda gjithë rosa-s rossonere. Në letër, asnjë emër nuk konsiderohet i garantuar plotësisht: për Cardinale dhe Amorim, Christian Pulisic mbetet absolutisht i papërshtatshëm për t’u shitur, edhe pse ende nuk janë të qarta plotësisht qëllimet personale të amerikanit për të ardhmen. Rafael Leão, nga ana tjetër, ka përsëritur në disa raste se e konsideron të mbyllur aventurën e tij në Milano pas shtatë sezonesh, edhe pse në ditët e fundit ka provuar t’i ulë pak tonet e çështjes, duke deklaruar se do ta vendosë të ardhmen e tij vetëm pas Botërorit. Christopher Nkunku mund të gjejë hapësirë ideale brenda skemës 3-4-2-1 që Amorim preferon të përdorë, ndërsa për Santiago Gimenez duket se nuk do të ketë vend, me meksikanin që po tërheq tashmë vëmendjen e Portos. Francesco Camarda është kthyer nga huazimi në Lecce dhe do të vlerësohet personalisht nga trajneri portugez gjatë përgatitjes verore. Në Milanello do të rikthehet edhe Samuel Chukwueze, por sipas indicieve të para, qëndrimi i tij mund të jetë vetëm kalimtar.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>

