Milan, bomba e merkatos nga Reali i Madridit: Prapaskena e bujshme që çmend tifozët!

Një lëvizje e fortë po përgatitet në prapaskenat e merkatos Milan, atje ku dëshira për rindërtim taktik dhe nostalgjia e suksesit po ndërthuren me një skenar të papritur deri më tani. E teksa stafi teknik po kërkon me ngulm profilin ideal për skemën e re ofensive, një emër që ngjall emocione dhe shumë dashuri te tifozët po shfaqet sërish në horizontin e kuqezinjve, duke premtuar zgjidhje të menjëhershme dhe cilësi supreme

Milanistat
5 Min Read
Vini re: Kjo faqe interneti mund të përmbajë lidhje partnere, që do të thotë se mund të përfitojmë një komision nëse klikoni në lidhjet që ne ju shfaqim. Ju kërkojmë të klikoni disa herë në ditë dhe besojmë se çdo klik do t'u shtojnë vlerat. Mbështetja juaj vlerësohet!

OPINIONI REDAKSIONAL nga Milanistat.com

Klas, zemër, fantazi: Pse Brahim është oazi që i mungon shkretëtirës kuqezi!

Nëse ka një gjë që nos ka munguar tmerrësisht në netët e mëdha të San Siros, ajo është pikërisht shkëndija e paparashikueshme e fantazisë pure! Lajmet që qarkullojnë për një rikthim të mundshëm të Brahim Díaz në shtëpi nuk janë thjesht thashetheme merkatore; ato janë një kushtrim për të gjithë ne që dashurojmë futbollin e bukur, vertikal dhe spektakolar.

Le të jemi të sinqertë me veten. Moduli i ri i lojës, ajo skemë 3-4-2-1 që kërkon dinamizëm dhe agresivitet, ka nevojë me çdo kusht për “motorë” teknikë që e shkatërrojno mbrojtjen kundërshtare në një kundër një. Brahim nuk është thjesht një emër në listën e dëshirave; ai është një djalë që e di mirë se çfarë peshe ka fanella kuqezi. Ai e njeh djersën e Milanello-s, e di çfarë do të thotë të ngresh peshë San Siron me atë golin e paharrueshëm ndaj Juventusit apo me magjitë e tij në Champions League kundër Napolit.

35 milionë euro? Në tregun e sotëm absurd ku blen vetëm kartonë pa shpirt, kjo shifër për një lojtar me përvojë te Real Madridi dhe me dashuri të vërtetë për ngjyrat tona është një dhuratë nga qielli. Brahim nuk ka nevojë për muaj të tërë përshtatjeje apo për të mësuar gjuhën. Ai vjen, vesh fanellën dhe është menjëherë gati për të bërë diferencën. Redaksia jonë nuk ka asnjë dyshim: silleni Brahimin në shtëpi dhe le t’i japim zjarrit kuqezi atë shkëndijë që i mungon për t’u rikthyer në majë!



BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>




Share This Article