Zërat, lajmet dhe pohim-mohimet e merkatos vazhdojnë të qarkullojnë pa pushim në ambjentin Milan. Pavarësisht operacioneve të shumta tashmë të përfunduara, klubi i rosonerëve mund të dëshmohet edhe një herë protagonist në këto faza të fundit të merkatos verore. Dhe objektivat, në fakt, nuk mungojnë.
Milan i tërbuar në merkato: lëvizjet e rradhës
Klubi i rrugës Aldo Rossi është duke hetuar në merkaton brenda Serie A si dhe në atë ndërkombëtare në kërkim të profileve interesante mbi të cilat mund të mbështetet për të kompletuar skuadrën në dispozicion të Piolit. Në mbrojtje, mund të nevojitet ende edhe ndonjë ardhje e re, mes një qendërmbrojtësi dhe një zëvendës-Theo. Në sulm shumë do të varet nga shitjet e klubit. Së fundmi, në sulm po kërkohet një qendërsulmues me peshë, me Armando Brojën në krye të listës së merkatos Milan.
Megjithatë, janë momente për t’i mbajtur veshët ngrehur dhe sytë hapur, sepse gjatë këtyre orëve po qarkullojnë zëra të rinj që mund t’i përziejnë përsëri kartat në tavolinë dhe t’i kthejnë përmbys planet e merkatos rosonere. Në veçanti, vëmendje asaj që mund të ndodhë së shpejti në lidhje me mesfushën Milan.
Lajme nga mesfusha
Sa i përket mesfushës kuqezi, shumë do të varen nga e ardhmja e Rade Kruniç. Sipas lajmeve të fundit që vijnë direkt nga Turqia, duket se Fenerbahce nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesfushori i Milanit. Përkundrazi, flitet madje për një rilançim të ri që po përgatisin turqit. Dhe oferta e kontratës – me një pagë të trefishuar në krahasim me atë aktuale – tashmë është pranuar nga Kruniç. Po Milani, në gjithë këtë zallamahi çfarë po bën?
Furlani do t’i kishte idetë shumë të qarta mbi këtë çështje. Kruniç është një strumbullar themelor i Milanit të Piolit dhe, për këtë arsye, konsiderohet pothuajse i pashitshëm nga klubi. Megjithatë, është pikërisht kjo “pothuajse” ajo që mund të bëjë diferencën. Sigurisht, sepse përballë një rilançimi me një shumë të konsiderueshme dhe një oferte të parefuzueshme (rreth 15 milionë euro), atëherë pozicioni i Milanit mund edhe të ndryshojë në mënyrë drastike. E, në këtë rast, Furlani do ta kishte që tani parasysh se me kë do ta zëvendësonte boshnjakun.
Janë dy, rrugët kryesore që Milani mund të ndërmarrë. E para që të çon gjithnjë te Nico Dominguez i Bolonjës. Regjisor cilësor, i fortë dhe me këmbë, ai e njeh mirë Serie A dhe është në skadencë më 2024. Alternativa tjetër, që u shfaq çuditërisht gjatë këtyre orëve do të përfaqësohej nga ish-Roma, Jordan Veretout i Marsejës. Të presim orët e ardhshme për të kuptuar evoluimin e situatës.