OPINIONI REDAKSIONAL nga Milanistat.com
Mjaft me emra në letër, na duhet forca e sulmuesit “brutal”
Ne, në Milanistat.com, e kemi ndjekur prej kohësh, madje kemi kontribuar ta ngremë në nivelin më të lartë, debatin mbi atë që i duhet Milanit në sulm. Kemi folur për teknicienë, për talentë, për lojtarë që ndriçojnë, por kemi harruar shpesh se për të fituar kampionate në Itali, duhet edhe forcë fizike. Ardhur te Keinan Davis kemi arritur në përfundimin se nuk fakt nuk kemi të bëjmë me top-playerin që titujt e gazetave duan të shesin si ëndërr, por se ai është luftëtari që çdo tifoz kuqezi do ta donte në minutën e 85-të kur rezultati duhet mbrojtur ose ndryshuar.
E në fakt, ajo që na ka munguar është pikërisht ky lloj “gjiganti” që nuk ka frikë nga impakti fizik. Kur shikojmë statistikat e tij, shohim një lojtar që nuk ka nevojë për 50 prekje topi për të bërë diferencën. Ai është efikas, është i vendosur dhe mbi të gjitha, ka atë disiplinë taktike që i lejon skuadrës të marrë frymë. Nëse vendosim ta ndërtojmë sulmin rreth një dysheje si Ramos-Davis, kemi pështypjen se po ndërtohet një repart që ka gjithçka: fantazinë dhe shpejtësinë e njërit, forcën dhe agresivitetin e tjetrit.
Sepse, Milani nuk mund të jetë vetëm estetikë. Madje, duhet të jemi edhe “të shëmtuar” kur duhet dhe Davis, është pikërisht lloji i lojtarit që i bën mbrojtësit kundërshtarë të kërkojnë ndërrimin. Ne nuk kemi nevojë për emra që vijnë për të bërë “marketing”, por për lojtarë që vijnë për të djersitur fanellën. Nëse operacioni për Davis finalizohet, ky do të jetë një sinjal i fortë se klubi ka kuptuar thelbin e asaj që na ka munguar: beton në qendër të sulmit. Tifozët janë gati, “San Siro” është gati. Tani i takon drejtuesve të mos hezitojnë. Sepse herën tjetër që do të kemi nevojë për një gol në një ndeshje të ndyrë, do të jemi të lumtur që kemi një “gjigant” që nuk ka frikë të bëjë dushin e fundit pas një lufte 90-minutëshe. Forza Milan, gjithmonë e përherë! – milanistat.com
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>

