Endrick në stërvitje me fanellën e kombëtares braziliane dhe Tresoldi pas një rasti të humbur në qendër të merkatos Milan

Merkato Milan, kush pritet të vijë në janar. Më mirë Endrick apo Tresoldi, pse jo të dy?

Nuk kanë më vend për gabime: pas dështimeve të hidhura të vitit të kaluar, në Casa Milan po përgatisin një plan të kujdesshëm për sulmin, me Emrickdhe Camarda në qendër të debatit më të nxehtë

Milanistat Organization Logo - Favicon M
5 Min Read

Ora e vendimeve ka ardhur në Casa Milan. Merkato e janarit po afron me hapa të shpejtë. Dhe drejtuesit kuqezinj e dinë mirë se këtë herë nuk e kanë luksin të gabojnë. Plani është i qartë: një sulmues që të bëjë diferencën, menjëherë, talent që të mos digjet para kohe dhe një buxhet që të mos shpërdorohet në emra të mëdhenj e pa garanci. Pas verës së hidhur të 2024, kur Santiago Gimenez, Bondo, Sottil, Walker dhe Joao Felix u afruan me shumë bujë por dështuan të japin rezultat, klubi kuqezi ka pësuar një mësim të hidhur. Investimi në emër nuk mjafton. Milani ka nevojë për lojtarë të saktë. Nga ata të etur për të provuar veten në Serie A, dhe jo për yje që kërkojnë vetëm një skenë të re për të shkëlqyer.

Merkato Milan, Endrick apo Tresoldi? Dilema që ndez debatin

Debati më i nxehtë i javës ka pushtuar tavolinat e zyrave sekrete të kateve të larta në klubin e rrugës Aldo Rossi. Endrick, 20-vjeçari i Real Madrid, apo Tresoldi i Bruges. Të dy shumë të shtrenjtë, ndoshta shumë për atë që kanë treguar deri tani. Megjithatë, braziliani mbart një bagazh teknik të nivelit të lartë. Është ai lloj talenti që mund të shpërthejë në çdo moment dhe të shndërrohet në një crack të vërtetë. Tresoldi, edhe ai ka magjinë e tij: është tifoz i Milanit. E për më tepër, i ka shënuar një tripletë të paharruar Interit, në Champions League. Ky i fundit një fakt që i ka shtuar atij edhe një aurë romantike në sytë e tifozëve rossonerë.

Por me ndjenja nuk fitohen ndeshjet. Po ta kisha në dorë, do të zgjidhja Endrick. Sepse karakteristikat e tij përshtaten më mirë me lojën e Amorim. Përsa i përket potencialit të djaloshit, ai është thjesht i jashtëzakonshëm. Por, ditët e fundit ka dalë edhe një tjetër alternativë. Një nga ato që meriton vëmendje: Gyokeres, i pakënaqur te Arsenali. Një lojtar që, përveçse i pëlqyer nga Djalli, ka një lidhje të veçantë me trajnerin e Milanit që nga koha e Sporting Lisbonës.

Milan, çfarë rruge për Camardën në janar? Një hap prapa për dy përpara

Një tjetër vendim delikat pret drejtuesit kuqezinj: e ardhmja e Francesco Camardës. Pas dy vjet e gjysmë të humbura, kryesisht për shkak të një menaxhimi të gabuar, është koha për të marrë një vendim. Që t’i shërbejë vërtet edhe djaloshit. Camarda ka nevojë për minutazh të vazhdueshëm. Dhe përvoja te Lecce e ka treguar qartë se në Serie A ai nuk do të kishte garanci titullariteti. Për këtë arsye, një huazim në një ekip të Serie B që lufton për titull do të ishte zgjedhja më e mençur. Një skuadër që sulmon shumë dhe luan për të fituar. Kalimi në Serie B nuk do të ishte hap prapa, por një mundësi për të marrë hapësirën e nevojshme dhe për t’u maturuar. Këtë rrugë e kanë ndjekur me sukses edhe Liberali dhe Pio Esposito dhe rezultatet kanë ardhur.

Merkato Milan, investimet që nuk falin më gabime

Leksioni i vitit të kaluar është i qartë: Milani nuk mund të lejojë më operacione të gabuara. Një sulmues i profilit të lartë, i cili nuk përshtatet me filozofinë e lojës, mund të kthehet në një peshë të rëndë për klubin dhe për dhomat e zhveshjes. Drejtuesit duhet të jenë të ftohtë dhe precizë në zgjedhjet e tyre, duke u fokusuar në lojtarë që kanë urinë për të treguar vlerën e tyre në Itali. Casa Milan ka përgatitur një listë të ngushtë emrash. Por prioriteti është i qartë: siguria dhe cilësia, jo emri i madh i momentit.

Në këtë atmosferë pritjeje dhe tensioni, tifozët rossonerë mund t’i ndjekin të gjitha të rejat më të fundit që vijnë nga Casa Milan vetëm te Milanistat.com.

Teksa merkato e janarit afron, një gjë është e sigurt: Milani nuk mund të lejojë më gabime. Çdo zgjedhje, nga sulmi te e ardhmja e Camardës, do të peshojë rëndë në bilancin e një sezoni. Të cilin kuqezinjtë nuk duan ta humbasin.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZAVE ROSSONERË MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>


Share This Article