Tani nuk ka më asnjë dyshim se aventura e tij futbollistike do të vazhdojë diku tjetër. Pritet vetëm shpallja zyrtare e një vendimi që të gjithë e patëm kuptuar tashmë. Kështu pra, mesfushori është gati të ndryshojë dhe të jetojë një eksperiencë të re, duke firmosur një kontratë tjetër, vërtet të pasur.
Që Milani është gati të ndryshojë fytyrë në mesfushoën e tij, sigurisht që nuk është surprizë dhe ky lojtar mund të jetë një nga fytyrat e reja. Por le të ecim me radhë, duke filluar nga shitjet e mundshme. Sot te Milani, të përjashtosh largimin e dikujt është vërtet e ndërlikuar: përveç Tiijani Reijnders dhe Ruben Loftus-Cheek, të gjithë të tjerët mund të bëjnë gati valixhet. Mund ta bëjë Ismael Bennacer, që pëlqehet shumë në Arabinë Saudite dhe që mund t’i thotë lamtumirë Milanit për një shumë afër klauzolës çliruese prej 50 milionë eurosh.
Mund t’i thotë lamtumirë klubit, edhe pse për momentin ka pak gjasa, edhe Yacine Adli. Ashtu si për algjerianin, vëmendje pistës arabe, përveç asaj franceze. Në Ligue 1, në fakt, vazhdojnë të admirohen veçanërisht. Nuk mund të përjashtohet, së fundi, as largimi i Tommaso Pobega, por duhen rreth pesëmbëdhjetë milionë. Vëmendje, veçanërisht klubeve italiane të mestabelës si Fiorentina apo Torino. Vështirë, ndërkaq, që të largohet pas vetëm një sezoni Musah: pavarësisht një viti të komplikuar, në fakt, Milani dëshiron të verë mbi të dhe është i bindur se ai mund të shpërthejë nën drejtimin e Paulo Fonsekës.
Adrien Rabiot vazhdon të jetë në fletoren e Geoffrey Moncadës, Giorgio Furlanit dhe Zlatan Ibrahimoviç. Francezi – siç shkruam më lart – është gati të përjetojë zyrtarisht një aventurë të re. Këto janë orët e njoftimit të ndarjes përfundimtare nga Juventusi.
Një Juventus, i cili besonte se mund të vazhdonte me të pavarësisht skadimit të kontratës. Oferta prej 7.5 milionë euro neto në sezon konsiderohej e rëndësishme, por Rabiot ka preferuar të bëjë të tjera zgjedhje. Gjatë ditëve të ardhshme do të kuptojmë se cilat zgjedhje: reziston tundimi Milan, por është më e lehtë të shkojë në Real Madrid apo Premier League. Objektivat konkrete për mesfushën kuqezi janë shumë të ndryshme dhe Fofana, për të cilën flitet kaq shumë, mbetet një profil për t’u parë, por duhet arritur akordi me Monakon që aktualisht kërkon shumë.