Zyrtarisht Merkato: Ramos nuk mjafton. Sa do të shpenzojë Cardinale për SuperMilanin e tij

Hapja zyrtare e dritares së merkatos verore sot shënon fillimin e një periudhe vendimtare për Milanin. Me Gonçalo Ramos të siguruar me 74 milionë euro — një rekord i vërtetë absolut për klubin — Cardinale duket se ka zgjidhur enigmën e sulmuesit, por sfida e vërtetë nis pikërisht tani: me Europa League në horizont, me boshllëqe kritike në çdo zone të fushës dhe me pyetje të mëdha rreth emrave si Leao, Modric dhe Fofana, Milani i Amorim ka nevojë urgjente jo për një, por për disa ndërhyrje strategjike

Milanistat
9 Min Read
Vini re: Kjo faqe interneti mund të përmbajë lidhje partnere, që do të thotë se mund të përfitojmë një komision nëse klikoni në lidhjet që ne ju shfaqim. Ju kërkojmë të klikoni disa herë në ditë dhe besojmë se çdo klik do t'u shtojnë vlerat. Mbështetja juaj vlerësohet!

✍️ OPINIONI REDAKSIONAL nga Milanistat.com

Cardinale, e hape kasafortën, tani mos u ndal

E dimë mirë se Gonçalo Ramos nuk ishte blerje e lirë. Shtatëdhjetë e katër milionë euro janë goxha para, seriozisht shumë — ato janë mesazhi, janë deklarata, janë premtimi. Dhe si milanistë, ne e kemi pritur me vite këtë lloj guximi. Ne kemi parë sezona të tëra ku Milani ka hyrë në merkato me duar bosh ose gjysmë bosh, ku lojtarët janë blerë vonë, gabim ose nuk janë blerë fare, ku fraza “ne do të veprojmë” ka mbetur vetëm fjalë e bosh.

Por sot nuk është koha për festime të gjata. Sot është koha për të vazhduar më tej. Ramos është hapi i parë, por jo i fundit. Dhe ne, si tifozë që kemi jetuar çdo rrëzim, çdo disfatë, çdo sezon mediokër me dhimbje të vërtetë, kemi të drejtë të kërkojmë më shumë — jo nga xhelozia, por nga e drejta e merituar.

Amorim ka ardhur me vizionin e tij. Ka ardhur me një filozofi të qartë loje, me struktura taktike të mirëpërcaktuara, me kërkesat e tij. Dhe kur një trajner i dimenzionit të Amorim kërkon diçka, nuk kërkon për lojë — kërkon sepse pa atë, sistemi i tij nuk funksionon. Mbrojtja e plotë, mesfusha kompakte dhe e larmishme, krahët dinamikë, rrjeti offensiv pas Ramosit — këto nuk janë lukse, janë kërkesat minimale për të luajtur Europa League me dinjitet dhe me ambicie.

Ne jemi milanistë. Nuk kënaqemi me mbijetesë. Nuk kënaqemi me “jo keq”. Ne kemi shtatë Champions League në muze dhe ne e dimë se ku i takon të jetë ky klub. Cardinale ka hapur kasafortën. Shumë mirë. Tani mos e mbyll para kohe — sepse merkato nuk pret, kundërshtarët po forcohen çdo ditë, dhe ne nuk mund të hyjmë në shtator me të njëjtat boshllëqe që kemi pasur në qershor.

Jepi Gerry. Milani e meriton. – milanistat.com 🔴⚫🔥


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>




Share This Article
MËSO MË SHUMË
MËSO MË SHUMË