Sesioni veror i merkatos ka nisur zyrtarisht dhe pritet të shihet se cilët do të jenë blerjet e reja të Milanit. Kërkohen lëvizje të rëndësishme, duhen marrë lojtarë që do të jenë titullarë, por do të ketë edhe të tjerë më dytësorë për të kompletuar ekipin.
Nëse Theo Hernandez do të qëndrojë, e rëndësishme do të jetë të kemi një zëvendës të besueshëm që të mund ta zëvendësojë në rast nevoje. Fodé Ballo-Touré, që do të rikthehet nga huazimi i dështuar te Fulham, do të shitet dhe ideja është të blihet një mbrojtës i ri i majtë. Nuk do të jetë Juan Miranda, i cili muaj më parë ishte afruar me Djallin por që më pas marrëveshja nuk u realizua: spanjolli shkoi në Bologna me zero euro.
Por është një tjetër spanjoll që mund të jetë i dobishëm për Milanin dhe që mund të merret me zero euro: quhet Marcos Alonso. Madroleni, i cili në dhjetor do të mbushë 34 vjeç, nuk ka rinovuar kontratën në skadencë me Barcelonën është sot i lirë të nënshkruajë për një tjetër skuadër. Blaugranët e kanë zyrtarizuar lamtumirën e tij.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Alonso ka luajtur edhe në Serie A, me Fiorentinën, midis viteve 2013 dhe 2016: 84 paraqitje, 5 gola dhe 7 asiste. Performanca e tij e mirë e shtyu Chelsean të bëjë një investim prej rreth 25 milionësh euro për ta marrë në Londër. Violët nxorrën një goxha fitim, duke qenë se lojtari kishte arritur me zero euro në Firence. Me Blutë ai koleksionoi 212 paraqitje, me 29 gola dhe 20 asiste, por edhe 5 trofe: një Premier League, një FA Cup, një Champions League, një Superkupë UEFA dhe një Botëror për Klube.
Më 2022 u transferua te Barcelona, me të cilën fitoi edhe një La Liga dhe një Superkupë të Spanjës. Ka luajtur shumë në sezonin e parë (37 paraqitje dhe 3 gola), ndërsa në të fundit përfundoi jasht projektit të skuadrës së drejtuar nga Xavi: vetëm 8 paraqitje. Ka patur edhe një dëmtim të shpinës që e kondicionoi dhe e mbajti jashtë fushave të lojës nga dhjetori deri në mes të marsit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Nuk është më i ri, por Alonso mund të jetë një rezervë e mirë plot përvoje. Tashmë e njeh Serie A dhe ka luajtur për dy ekipe shumë të rëndësishme evropiane. Me kushtet e duhura ekonomike mund të jetë një aferë e mirë. Ka pasur zëra për mundësinë e kalimit të tij te Atletico Madrid, duke mbetur kështu në Spanjë. Të shohim nëse do të jetë kështu apo nëse e ardhmja e tij do të jetë diku tjetër. A do të mendojë edhe Milani për të?