Zemra e klubit dhe e milanistëve rreh në ankth: kriza Maignan, gabimet e klubit të rrugës Aldo Rossi dhe misioni vendimtar i Allegrit

Milanistat
7 Min Read

Milan është një klub që ka jetuar drama shumë më të mëdha se këto: largime legjendash, kriza financiare, ndryshime epokash. Por pak situata kanë zgjuar kaq shumë ankth, të padukshëm, por të vazhdueshëm— një dridhje që ndjehet në çdo zyrë të katit të katërt të klubit të rrugës Aldo Rossi, në çdo stërvitje në Milanello dhe në çdo koment të tifozëve që jetojnë kuqezi. Në qendër të gjithë kësaj është Mike Maignan, portier që u ble për 16 milionë, por që vlera e tij emocionale dhe teknike sot nuk matet me para.

E megjithatë… dikush atje lart vendosi t’ia ulte ofertën për rinovim.

Marrëveshja që ndryshoi si me magji

Burime pranë klubit flasin për një marrëveshje thuajse të finalizuar: 5–5.5 milionë euro pagë, një paketë që e vendoste Maignan në nivelin e një top playeri. Diskutohej vetëm struktura e bonuseve.

Por në janar ndodhi diçka e pakonfirmuar zyrtarisht, por e rënë dakord nga shumë zëra: pas një gabimi në një ndeshje, krerët e klubit kuqezi tërhoqën frenat. Oferta prej 5 milionësh u ul në 4.

Për një lojtar që kishte mbajtur mbi supe dhjetëra ndeshje, kjo ishte baraz me një shuplakë fytyrës.

Në një klub që dikur nuk ngurronte t’i jepte rrogë rekord një lojtari që duhej mbajtur, ky ishte sinjal i qartë: besimi tashmë nuk është më prioritet.

Nuk ishte politikë rinovimi, është një shpërbërje kulturore

E në fakt, e gjitha kjo histori nuk duket thjesht si një çështje kontrate. Ngjan më shumë me treguesin e një transformimi të thellë.

Tifozëve iu kujtohet mirë Milani berluskonian dhe filozofia e tij e qartë: lojtarët kyç, sidomos ata që ishte e vështirë të zëvendësoheshin, merrnin gjithmonë mbështetje të pakushtëzuar. E nëse gabonin? E dinin që klubi ishte aty, me dorën mbi shpatull.

Nën Berlusconin dhe Gallianin, marrëdhëniet njerëzore ishin po aq të rëndësishme sa edhe fitoret. Lojtarët ishin familje.

Por tani, klubi ngjan me një korporatë e ftohtë, që më shumë operon me Excel, sesa me zemër. E gjithë struktura duket më shumë e fokusuar tek bilancet, sesa tek vlerat që ndërtojnë një skuadër kampione.

Edhe vetë Maignan — një luan në portë — e ka ndier këtë largim emocional. Ai, që erdhi për të rikthyer lavdinë, ndjeu se ishte vetëm një shifër në një tabelë.

Çfarë po ndodh realisht brenda klubit?

Nga biseda të mbledhura nëpër ambjentet sportive rossonere, na shfaqet një tablo jo edhe aq e këndshme: komunikimi mes lojtarit dhe klubit flitet se është ftohur.

Një ftohtësi që nuk lindi nga paraja, por nga mungesa e transparencës. Dhe këto janë disa nga elementët që raportohen në mënyrë jozyrtare:

  • Maignan priste që rinovimi të zgjidhej para fundit të vitit — nuk ndodhi.
  • Klubi, pa paralajmërim, ndryshoi parametrat e ofertës —një goditje morale.
  • Në stërvitje, shpesh thuhet se portieri duket më i tërhequr — jo i pakënaqur, por i zhgënjyer.
  • Drejtuesit nuk kanë marrë ende një vendim final — rreziku i largimit në verë shtohet e shtohet duke e zvogëluar në minimum mundësinë e arritjes së aktodit aq të pritur nga tifozat kuqezinj.

Duke na shpënë në konkluzionin se tashmë nuk bëhet fjalë thjesht një çarje mes një lojtari dhe klubit. Kjo është një krizë identiteti.

A do të largohet Maignan? Më shumë se opsione: është një frakturë emocionale

Teknikisht, klubet e mëdha janë në pritje. Chelsea në rradhë të parë, PSG, Bayern, madje edhe Real Madrid, janë në dritëhije duke monitoruar zhvillimet.

Por problemi nuk është vetëm kaq, ai është shumë më i thellë:

A do të ndihet Maignan sërish i vlerësuar te Milani?

Nëse te Milani klima nuk ndryshon, mund të mos mjaftojë edhe një ofertë e lartë financiare. Portieri është një rol i veçantë, ai nuk është thjesht një lojtar. Ai është një figurë që duhet të mbështetet, të ndjehet i mbrojtur. Tek ai mbështeten mbrojtja, trajneri, skuadra.

Dhe në momentin që ai humbet besimin te klubi, gjithë sistemi fillon të lëkundet.

Allegri, guri i fundit që i ka mbetur Milanit

Që Massimiliano Allegri nuk është thjesht trajner këtë e kemi mësuar të gjithë. Ai është ndër të vetmit njerëz në klub që di të menaxhojë situata shpërthyese. Ai ka kaluar kriza me yje të mëdhenj, ka parë skuadra të copëtohen dhe të rindërtohen.

Tani i mbetet të menaxhojë krizën Maignan.

Por, çfarë thonë njerëzit pranë skuadrës? Thonë se:

  • Allegri po përpiqet personalisht të bindë portierin se klubi e do ende.
  • Po përpiqet të dërgojë mesazhin: “Ne kemi nevojë për ty. Ti je gur themeli.”
  • Ai e di shumë mirë: një Maignan i lumtur është 60% e sigurisë së sezonit.

E nëse dështon edhe Allegri, atëherë humbja e portierit nuk do të jetë thjesht një lëvizje merkatoje:

do të jetë një plagë që mund të ndryshojë fatin e Milanit për vite.

Milani në prag të një historie të re

Kështu pra, e ardhmja e klubit varet nga një gjë shumë e thjeshtë dhe njëkohësisht tepër e thellë:

A do të zgjedhë Milano të jetë klub zemre, apo klub bilanci?

Për tifozët, përgjigjja është e qartë.
Për lojtarët, përgjigjja po varet nga trajtimi.
Për Maignan, përgjigjja ende nuk është dhënë.

Por nëse diçka është e qartë, ajo është kjo:
Arritur në këtë pikë, nuk kemi të bëjmë më thjesht një proces negociim.
Ky është testi që do të tregojë se çfarë klubi dëshiron të jetë Milani në dekadën e re.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article