MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Walker: “Milan? Më duhej një shkëndijë. I shkrova Beckham për …”
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Walker: “Milan? Më duhej një shkëndijë. I shkrova Beckham për …”

By
Milanistat
14.02.2025
9 Min Read
Share
SHARE

Kyle Walker, mbrojtësi i djathtë i Milanit, i ardhur nga Manchester City, ka folur sot gjerë e gjatë në një intervistë interesante, duke treguar historinë e tij në 360°

I ardhur nga Manchester City gjatë seksionit të riparimeve dimërore të merkatos së janarit, Walker ka dhënë një intervistë për revistën ‘GQ Italia’, duke treguar historinë e tij në të gjitha aspektet. Ja, gjithçka foli mbrojtësi kuqezi.

Milan, Walker: “Të veshësh një fanellë si kjo është diçka e rëndësishme”

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Për fanellën e katërt të Milanit: “Veshja e një fanelle si kjo është diçka e rëndësishme. Kjo do të thotë se ne po japim një sinjal të qartë, se duam më shumë unitet dhe më shumë përfshirje. Në epokën në të cilën jetojmë, një epokë ku çdo ditë ndodhin episode racizmi në rrjetet sociale dhe jo vetëm, është thelbësore që klube të rëndësishme si Milani të angazhohen në shumë iniciativa të këtij lloji. Sepse nuk është kurrë mjaftueshëm. Ky koleksion i ri po del në Black  History Mounth (muaji që celebron rëndësinë e personave dhe të eventeve të diasporës afrikane, red.), por unë jam i bindur se do të ishte e drejtë që disa histori të tregoheshin gjithmonë, sa më shumë që të jetë e mundur. Për gjithë vitin, jo vetëm për tridhjetë ditë”.

Mbi karrierën e tij: “Duhet të falënderoj prindërit e mi, në një farë mënyre gjenetika më ka ndihmuar të kem dhe të mund të zhvilloj një farë prezence fizike, në moshën time vazhdoj të luaj në nivele të larta dhe kjo nuk është aspak e padiskutueshme. Mbaj mend se që i vogël afrohesha në dritare dhe në distancë mund të shihja stadiumin e Sheffield United. Për mua ishte një ëndër të luaja aty dhe bëra të pamundurën që të realizohej, në moshën shtatë vjeçare kalova nga rruga të luaja në Academy-në e skuadrës për të cilën bëja tifozllëk, pa ndërhyrje të ndërmjetme. Më pas, me punë munda të arrij objektivin për në skuadrën e parë. Prej aty nisi një karrierë që më bëri të arrija shumë të tjera, por gjithmonë me të njëjtën mënyrë: të duke parë hapin e rradhën, ndeshje pas ndeshjeje”.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

“Më pritën shumë mirë. Djalli po lëviz në drejtimin e duhur”

Për Manchester City: “Të jesh i bashkuar është thelbësore, nëse dëshiron të arrish rezultate në futbollin e sotëm. Lojtarët kalojnë më shumë kohë me shokët sesa me familjet e tyre, kështu që nevojitet të jetohet në një ambjent ku ka një ndjenjë bashkimi, komuniteti. Askush nuk mund të shkojë në fushë dhe të fitojë ndeshjet i vetëm, ndoshta Messi dhe Ronaldo ia kanë dalë në disa momente magjike puro, por nëse do ta bësh me vazhdimësi nevojitet kontributi i të gjithëve që punojnë në klub. Në Manchester kam zënë miqësi për jetë, jo vetëm me ish-shokët: kuzhinierët, pastruesit, magazinierët, fizioterapistët, për mua ishin të gjithë njerëz që bënin pjesë në të njëjtin grup”.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Për Milanin: “U prita shumë mirë nga të gjitha këndvështrimet dhe nga ana ime besoj se Milani po ecën në drejtimin e duhur. Pastaj është atmosfera në San Siro, që është vërtet fantastike. E ndjeva veçanërisht në derbi, fatkeqësisht Interi barazoi në minutat e fundit, por për mua ishte shumë emocionuese të luaja menjëherë një ndeshje kaq të rëndësishme”.

Walker: “Për mua, Milani është një sfidë e re”

Mbi zgjedhjen për të shkuar te Milani: “Për mua Milani është një sfidë e re. Kisha nevojë për një shkëndijë, për të rindezur dashurinë që kam për futbollin. Kini parasysh, nuk po them se e kisha humbur dashurinë për lojën. Por brenda meje, ja, ndjeva nevojën për të ndërtuar një jetë të re, për të pasur stimuj të rinj, kundërshtarë të rinj kundër të cilëve të luaja. Atëherë është mirë ta provosh në një kontekst krejtësisht të ndryshëm. Në Itali siç është e drejtë që të jetë, loja përjetohet në mënyrë të ndryshme nga ajo që ndodh në Angli, por edhe në  Spanjë, në Francë, në Gjermani”.

“Këtu ka një vëmendje të madhe për mbrojtësit dhe fazën e mbrojtjes, tifozët i vlerësojnë lojtarët kreativë, por edhe ata që mund të ndalojnë kundërshtarët. Një fitore e thjeshtë 1-0 mund të jetë e mirë, për ato mund të niset të ndërtohet që atje. Dhe në fund të fundit kanë të drejtë, tre pikët në klasifikim janë gjëja që një lojtar dhe një ekip i duhen më shumë se të gjitha”.

Për Milanin: “Natyrisht që unë jam këtu për të luajtur futboll, por e di që në Milano ka shumë më tepër. Pas pak do të jetë java e modës dhe do të ishte një përvojë fantastike për mua që të mund të shoh se çfarë po ndodh në qytet”.

Milan, Walker: “I shkrova Beckham për ta pyetur nëse…”

Për numrin 32: “Beckham më dërgoi një mesazh kur mbërrita te Milani, unë iu përgjigja duke i kërkuar nëse do ta kishte problem që unë të merrja numrin e fanellës (32, red.) që ai kishte veshur te Milani. Ai m’u përgjigj: ‘Sigurisht, për mua është një nder, mbaje me krenari’ Për mua ishte e rëndësishme, po flasim për një njeri që ka ndryshuar futbollin, që e ka bërë atë që është sot”.

Milan, Walker: “Më pëlqen të vishem mirë, stili im është i rafinuar”

Mbi pasionin e tij për modën: “Më pëlqen të vishem mirë, nëse do të më duhej të përcaktoja stilin tim, do të thosha se është i rafinuar, por i matur: përpiqem të mos vesh shumë nga ato që do i quajmë ‘rroba marke’, por në të njëjtën kohë jam gjithmonë në kërkim të cilësisë. Veshja e rrobave që më përfaqësojnë është diçka që më lejon të ndihem mirë me veten time dhe mendoj se shokët e mi e vlerësojnë këtë aspekttimin. Futbollisti më i stiluar?”

“Më pëlqen shumë qasja e ndaj modës e Dele Alli, që para pak javësh edhe ai u transferua në Itali, në Como, si dhe ajo e Rúben Dias: kur mbërriti në Mançester, nuk ishte aq i vëmendshëm ndaj disa gjërave, pastaj filloi të interesohej dhe ndryshoi mënyrën e të veshurit. Mund të thuash se është përmirësuar. Guardiola? Edhe ai është një shumë i kujdesshëm ndaj disa aspekteve. Sigurisht, kur ishim duke u stërvitur në qendrën sportive tentonte të qëndronte me tuta. Por më pas kur shkon në pankinë mban veshje shumë në modë, të cilat në një farë mënyre e karakterizojnë”.

“Kur isha fëmijë isha i çmendur pas wrestling”

Për gjestin me ujin në para-ndeshje si wrestleri Triple H: “Kur isha fëmijë ishim të gjithë të çmendur pas wrestling. Ishte një takim që s’mund të humbej dhe u dashurova me këtë luftëtar që fitonte kundër kujtdo. Isha 15-16 vjeç dhe fillova ta imitoja para çdo ndeshjeje, ende edhe sot vazhdoj ta bëj . por tani bëhet fjalë për një farë rituali:  isha ndër lojtarët në fushë kur Fabrice Muamba (ish mesfushor anglo-kongolez i goditur nga një atak kardiak gjatë ndeshjes së FA Cup mes Boltonit të tij dhe Tottenhamit, më 2012, red) u ndje keq dhe rrezikoi të vdiste, kjo gjë më goditi shumë dhe që atëherë bëj xhestin tim me ujë së bashku me një falje të vogë, derisa të gjithë të jenë mirë dhe të mos ndodhë më asgjë e tillë”.

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Galliani dhe firmat më afër, si superkonsulenti i RedBird, apo si kreu i futbollit Milan
TAGGED:AngliBeckhamBlack  History MounthBoltonComoDele AlliFA CupFabrice MuambaFrancëGjermaniGQ ItaliaGuardiolaItaliKyle WalkerManchester CityMessiMilanMilanoRonaldoRúben DiasSan SiroSheffield UnitedSpanjëTottenhamTriple Hwrestling
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Merkato Milan

E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?