Vlahovic para-kontratë me Milanin? E vërteta zbulohet në Spanjë, ndërsa Füllkrug…

Zëra që vrapojnë më shpejt se topi, skenarë që ndezin imagjinatën e tifozëve dhe një emër i madh që rikthehet fuqishëm në orbitën kuqezi: Dushan Vlahovic. Mes zërave për një marrëveshje të heshtur për verën e vitit 2026 dhe urgjencës për të mbyllur boshllëkun në sulm që në janar, Milani lëviz mes strategjisë afatgjatë dhe nevojës së menjëhershme, duke ndërtuar një plan që mund të ndryshojë fytyrën e sulmit për disa sezone

Milanistat
5 Min Read

Zërat e orëve të fundit kanë marrë hov nga Spanja. Gazeta katalanase Sport, zakonisht e informuar mirë për lëvizjet e mëdha të merkatos, ka befasuar duke hequr emrin e Dushan Vlahovic nga lista e mundshme e pasardhësve të Robert Lewandowskit te Barcelona.

ZËRAT NGA SPANJA: “VLHAOVIC JASHTË LISTËS SË BARCELONËS” DHE NJË PRAPASKENË QË ÇON NË MILANO

Një zgjedhje që ka ngritur menjëherë pikëpyetje dhe që, sipas burimeve iberike, lidhet me dy arsye shumë të qarta.

E para ka të bëjë me aspektin ekonomik: shoqëruesit e sulmuesit serb kërkojnë shifra të konsiderueshme, të cilat në Barcelonë nuk bindin, sidomos në raport me rendimentin e treguar nga Vlahovic kohët e fundit. E dyta, dhe më intriguese, flet për ekzistencën e një para-kontrate verbale mes vetë Vlahovic dhe Milanit, në funksion të sezonit 2026-2027.

NJË AKORD NË HESHTJE? SKENARI QË NDEZ FANTAZINË E TIFOZËVE KUQEZI

Sipas asaj që është zbuluar nga Sport, Vlahovic – kontrata e të cilit me Juventusin skadon më 30 qershor 2026 – e sheh Milanin si skuadrën ideale për të rilindur pas një periudhe të vështirë në Torino. Një klub me ambicie, presion të madh, por edhe me një projekt teknik që mund ta vendosë sërish në qendër të skenës.

Në këtë skenar, një rol vendimtar do ta luante Massimiliano Allegri. Trajneri kuqezi e njeh mirë Vlahovicin, ka punuar me të më parë dhe do të ishte i gatshëm ta rindërtonte si pikë referimi absolute të sulmit. Një transferim me parametër zero në verën e vitit 2026 do të përfaqësonte “xhevahirin e kurorës” për Milanin, një goditje strategjike që do të kombinonte cilësinë sportive me qëndrueshmërinë ekonomike.

MOHEOHET NGA KLUBI I RRUGËS ALDO ROSSI: MILANI UL TONET

Megjithatë, entuziazmi i ardhur nga Spanja përplaset me realizmin milanez. Corriere dello Sport, në edicionin e sotëm, ka konfirmuar interesin e Milanit për përforcimin e sulmit, por ka treguar shumë kujdes lidhur me zërat për një para-akord të mbyllur me Vlahovicin.

Nga rruga Aldo Rossi vjen një qëndrim i qartë: nuk ka asnjë marrëveshje paraprake të firmosur apo të mbyllur. Klubi kuqezi, të paktën zyrtarisht, mohon ekzistencën e një pakti të fshehtë me sulmuesin serb, duke lënë të kuptohet se, për momentin, bëhet fjalë më shumë për sugjerime merkatoje sesa për një operacion konkret.

JANARI DHE REALITETI: PLAN AFATSHKURTËR QUHET FÜLLKRUG?

Ndërsa e ardhmja pikturohet me emra të mëdhenj, e tashmja kërkon zgjidhje praktike. Milani ka nevojë urgjente për një sulmues dhe, në këtë kontekst, pista që çon te Niclas Füllkrug mbetet më e arritëshmja. Sulmuesi gjerman i West Ham konsiderohet një opsion i realizueshëm për janarin, falë formulës së huazimit dhe kostos relativisht të ulët.

Corriere dello Sport konfirmon se ideja Füllkrug është reale dhe në tavolinë, edhe pse pa entuziazëm të plotë. Një zgjidhje e përkohshme, funksionale për të tamponuar emergjencën, në pritje të një goditjeje më ambicioze në të ardhmen.

STRATEGJI ME DY SHPEJTËSI: AKTUALISHT LUFTË E FORTË PËR SKUDETO, NESËR SULM MBI EVROPËN

Në fund, tabloja që del është ajo e një Milani që po punon në dy fronte. Nga njëra anë, urgjenca për të mos mbetur zbuluar në sulm në pjesën e dytë të sezonit aktual. Nga ana tjetër, dëshira për të ndërtuar një të ardhme të madhe, me një emër si Vlahovic që mund të rikthejë peshë dhe autoritet absolut në repartin ofensiv. Mes mohimeve, zërave dhe manovrave të heshtura, një gjë është e sigurt: merkatoja kuqezi sapo ka hyrë në fazën më të nxehtë, aty ku e vërteta shpesh fshihet mes rreshtave dhe ku çdo detaj mund të bëjë diferencën.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article