Drejtori teknik i Juventusit, Francois Modesto, konfirmon për të përditshmen sportive Tuttosport: “Jemi të sigurt për rikthimin e Kolo Muanit te Juventus. Po punojmë…”. Praktikisht bëhet fjalë për akordin në parim midis Bianconerëve dhe vetë Kolo Muani për një kontratë deri më 2030 (1+4).
Që do të thotë…
Ndërkohë, zërat e 26 korrikut të shkuar për një shkëmbim të mundshëm midis Santi Gimenez dhe Randal Kolo Muani, midis Milanit dhe PSG ishin të pasaktë e të pabaza. Për Kolo Muani te Rossonerët ishte folur edhe në janar, pak përpara se të mbërrinte Santiago Gimenez, duke pasur parasysh se trajneri i atëhershëm Sergio Conceicao e njihte mirë, pasi e kishte trajnuar dhe zhvilluar në Nantes. Por pastaj shkoi në huazim pikërisht te Juventusi.
Të tjera situata të lidhura…
Ndërkohë sot, po flitet për faktin se jo vetëm Milan, por edhe Juventus, po e konsideron danezin Rasmus Hojlund, nëse Manchester United do të hapej ndaj një huazimi pas operacionit Seskos, por me Kolo Muanin në afrim, ky opsion nuk do të ekzistonte. Dhe Hojlund nuk është tipi, për nga zgjedhjet që ka bërë deri më sot, që të pranojë zgjidhje arabe, siç bëri Darwin Nunez.
Dhe së fundmi, me Jonathan David dhe eventualisht Randal Kolo Muani në organikë, do të bëhej edhe më urgjente për Juventusin nevoja për t’u çliruar nga Dusan Vlahovic, me me akoma më pak fuqi kontraktuale…