Merkato Milan po ka nisur të marrë format e saj të plota dhe të shpërthejë fuqishëm menjëherë sapo të hapet drita jeshile. Asnjë revolucion nuk duket në horizont, por Djalli është gati për të blerë, në fakt, një lojtar për çdo repart të fushës, për të mbuluar të gjitha mangësistë që u bërejtën gjatë sezonit që sapo u mbyll.
Siç tashmë është e ditur nga të gjithë, Geoffrey Moncada, Giorgio Furlani dhe Zlatan Ibrahimovic, po synojnë të vënë duart mbi një qendërsulmues, i cili do të duhet të jetë në gjendje për të shpënë më tej trashëgiminë e Olivier Giroud, një qendërmbrojtës, një mbrojtës i djathtë dhe një mesfushor. Dhe lajmi i rëndësishëm mbërrin pikërisht për këtë të fundit.
Dhe është eksperti i njohur i merkatos Alessandro Jacobone, i cili përmes profilit të tij X, konfirmon interesimin e Milanit për Sofyan Amrabat. Marokeni, i rikthyer në Firence pas eksperiencës në Manchester United, është gati të zbarkojë drejt brigjeve të reja. Lojtari, i cili nuk do të blihet nga Djajtë e Kuq, në fakt është i destinuar të largohet sërish nga Fiorentina, pasi kontrata i skadon pas pak më shumë se një viti, më 30 qershor 2025. Amrabat, ka një vlerësim prej rreth 15 milionë euro, pra paraqet një mundësi të mirë për kuqezinjtë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ibrahimovic e preferon ndaj Fofana: është ai mesfushori i duhur
Pastaj ka një aspekt që nuk duhet nënvlerësuar, na rikujton specialisti. Dhe ai aspekt quhet Zlatan Ibrahimovic i cili “asnjëherë nuk e ka fshehur një vlerësim të madh për marokenin, duke e preferuar madje ndaj Fofanës”. Kuotat e afrikanit pra duket qartësisht se janë në rritje.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Në favor të Amrabat është edhe njohja që ai ka për kampionatin italian, pasi ka luajtur në Serie A, si me Fiorentinën, ashtu edhe me Veronën. Për më tepër, ka padyshim më pak konkurrencë për lojtarin sesa mund të ketë për Fofanën. Mesfushori i Monaco, në fakt, pëlqehet nga disa emra të mëdhenj të skenës evropiane: përveç Milanit, mbi futbollostin e kombëtares së Didier Deschamps do të ishin edhe PSG, Atletico Madrid dhe Arsenal. Gara, pra, për lojtarin duket ekstremisht e ndërlikuar.
Përveç Amrabat, sërish nga Anglia, vjen edhe një tjetër mundësi. Bëhet fjalë për Pierre-Emile Højbjerg, 28-vjeçarin danez, i cili këtë verë do të largohet nga Tottenham. Edhe ai ka një marrëveshje që skadon pas pak më shumë se një vit dhe nuk ka ndërmend të vazhdojë me Spurs-at, ka dështirë të jetojë një eksperiencë të re. Më parë i është propozuar Juventusit dhe ka një vlerësim prej rreth 20 milionë euro. Një tjetër profil, i fundi, që i pëlqen Djallit është ai i Boloc, por sigurisht që nuk është zgjedhja e parë të cilit mund t’i besojë çelësat e mesfushës.