Ndeshja e dytë në Shtetet e Bashkuara dhe shfaqja e dytë e shkëlqyer për Milanin e Paulo Fonsekës. Pasi mposhtëm Manchester City-n e Pep Guardiolës, 2-3, fitojmë edhe kundër Real Madridit, Kampionit të Evropës në fuqi: gol Samuel Chukwueze, në të 55’ me asist të Mattia Liberalit, klas 2007. Përgjithësisht, kanë mbërritur indikacione të tjera pozitive: konfirmimet për gjërat e bukura në fazën e ndërtimit, të para edhe ndaj Man. City-t, përmirësime në fazën mbrojtëse, sigurisht të bërë në një mënyrë më të kujdesshme dhe më të përqendruar.
Ndeshja
Fonseca konfirmon edhe një herë skemën 4-2-3-1 me disa veçori: Tomori si qendër e djathtë së bashku me Thiaw dhe Loftus-Cheek të rreshtuar në dy krahërt e mesfushës përkrah regjisorit Bennacer; një shënim pozitiv është nisja si titullar e ndeshjes nga Liberali, në rolin e numrit 10. Që në pjesën e parë, Milani kontrolloi ndeshjen duke u përpjekur të ruajë dinamikën dhe efektivitetin e topit, duke u përballur me presionin, veçanërisht në krahë, dhe organizimi i Real Madridit, i imituar edhe nga rossonerët me disa rikuperime shumë interesante. Rastet ishin të shumta (dy për Chukwueze ndaj të cilave ishte një Courtois i shkëlqyer, një për Saelemaekers në kundërsulm dhe një i humbur në mënyrë të pabesueshme nga Nasti), por ishte prapavija e Milanit ajo që performoi mirë: vëmendje dhe përqendrim për hapjen e skuadrës në pjesën e parë. Situatë që u përsërit edhe në pjesën e dytë, të paktën derisa ndeshja ishte vërtetë reale dhe nuk pati shumë ndryshime.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Të promovuar dhe të shtyrë për më vonë
Dëshmi e shkëlqyer personalitetit, teknike dhe cilësie për Mattia Liberali-n; përveç asistit për golin e Chukwueze, djaloshi u shqua shpesh për lojëra prej klasi puro, përfshirë një tunel të pastër ndaj Rüdiger, që nuk u mor shumë mirë nga ish qendërmbrojtësi i Romës. I duhet dhënë akoma hapësirë dhe besim: u tregua i zoti Fonseca, që nuk pati frikë ta rreshtonte titullar. Konfirmime shumë pozitive për Chukwueze, pas dy asisteve të realizuara ndaj City-t: goli i shënuar me të parën parë, me këmbën e majtë, është vetëm qershia mbi tortë e një ndeshjeje ku ra vazhdimisht në sy me lojërat e tij. Dhe do të rritet edhe më shumë, patjetër. Epo, këtë herë, Tomori, sigurisht më i përqëndruar; për të mos u nënvlerësuar pozicioni i tij si qendërmbrojtës i djathtë (madje ai është edhe djathtosh) gjë që mund të jetë shumë e rëndësishme për mbrojtjen e sezonit të ardhshëm. Një notë shumë pozitive edhe për portierin klas 2005, Torriani, shumë i mirë në përballjen një-për-një me Brahim Diaz. Vlerësime të mëvonshme për Filippo Terracciano, paksa i tërhequr e madje edhe pak i sikletosur, mbrëmë. Mirë Bennacer, për t’u parë Loftus-Cheek, sërish mes dy mesfushorëve, por është një mundësi. Shumë mirë, në përgjithësi, Milani i Paulo Fonsekës.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>