Rafael Leao, sulmuesi i Milanit, ka folur për shokun e skuadrës Christian Pulisic për ‘ESPN’. Ja çfarë thotë ai.
“I njihja cilësitë e Christian Pulisic. Siç e dini më mirë se unë, nuk kishte luajtur shumë për Chelsea. Nuk u befasova aspak, ka shumë cilësi. Kur mbërriti i dërgova një mesazh dhe i shkrova: vëlla, hajde t’i vrasim. Më nevojitej shumë një si ai për të sjellë diçka ndryshe në fushë”.
“Seria A është një kampionat shumë i vështirë, mbrojtësit janë shumë të fortë: kishim nevojë për dikë ndryshe, dikë me shumë cilësi, shpejtësi dhe mendoj se Christian është përshtatur shumë mirë në ekipin tonë. Si shok skuadre jam shumë i lumtur që e kam, ai është një lojtar që mund ta ndryshojë neshjen në një sekondë. Jam i kënaqur me të dhe pres që të përsërisë vetveten dhe madje të përmirësohet në sezonin që do të fillojë”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Leao: “Pulisiç? E preferoj kur luan si numër 10”
Mbi mundësinë për ta parë me numrin 10: “Unë nuk jam trajner, por preferoj Christian kur luan si numër 10. Nga qendra ka mundësi të mbulojë hapësirë si në të majtë ashtu edhe në të djathtë. Mendoj se ai mund të jetë shumë i rrezikshëm nga ai pozicion, por në përgjithësi ai është shumë i mirë në ekipin tonë, qoftë si 10, ashtu dhe në të djathtë. Si 10 do të më jepte disa asiste, mund të luanim shpejt, me një-dy ose një prekje në mes të fushës… mund të bëjë gjithçka”.