Edhe pse deri më tani nuk është për t’u mbajtur mend, në këto ditë të nxehta fundkorriku, merkato kuqezi vazhdon të ecë përpara. Pavarësisht blerjes së një sulmuesi të madh, siç është kapiteni i Kampionëve të Evropës 2024, Alvaro Morata, te Milani janë vazhdimisht në kërkim të profileve të rëndësishëm, të fortë dhe me shumë cilësi. Por nuk është vetëm sulmi në shënjestër të drejtuesve rosonerë. Kështu, Milani ka edhe mjaft lojtarë të rinj interesantë dhe shumë cilësorë, tek të cilën në sezonin e ri do të mund të mbështetet edhe te skuadra Under 23, Milan Futuro, për t’i bërë të luajnë vazhdimisht në një tjetër nivel, më të lartë se ai i kampionatit Primavera. Seria C është padyshim më “stërvitore” dhe mund t’i përgatisë më mirë për hapin e madh përpara.
Sytë janë përqendruar mbi të gjitha te djemtë si Kevin Zeroli, Francesco Camarda dhe Mattia Liberali, tre që duket se kanë një potencial vërtet të rëndësishëm. Klubi beson shumë tel ata dhe trajneri Paulo Fonseca do t’i vëzhgojë me shumë vëmendje gjatë sezonit. Ndonjë ka mundësinë të shkëlqejnë edhe gjatë përgatitjeve verore. Të tre emrat e sapo përmendur janë të gjithë në Shtetet e Bashkuara me Skuadrën e Parë. Liberali menjëherë, ndërsa Zeroli dhe Camarda mbërritën dje pas një pushimi të shkurtër në përfundim të Evropianit Under 19.
Mes të rinjve që aktualisht janë pjesë e grupit të Fonsekës është edhe Lorenzo Torriani, portieri 19-vjeçar që po bën shumë përshtypje. Në miqësoren kundër Manchester City ai u paraqit mirë dhe duket se Fonseca ka vendosur ta promovojë si portierin e tretë të ekipit të parë për sezonin 2024/2025.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Torriani e kaloi sezonin e kaluar mes Primaverës dhe Under 18, por në fund Stefano Pioli e thirri edhe për ndeshjet e Serie A kundër Cagliarit dhe Genoas. Ignazio Abate preferoi Noah Raveyre dhe Andrea Bartoccioni ndaj tij dhe tani është klasi 2005 nga Vimodrone që merr qendrën e skenës pikërisht me Ekipin e Parë.
Mundësia për të luajtur titullar kundër Manchester City lindi për shkak të dëmtimit të rëndë në dorën e majtë të pësuar nga Marco Sportiello, i cili mund të mungojë për disa muaj. Për këtë arsye, Milani është në kërkim të një zëvendësi të ri për Maignan. Simone Scuffet i Cagliarit duket kandidati kryesor. Torriani mund të jetë i treti.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Djaloshi kuqezi tashmë kishte performuar mirë si zëvendësues në pjesën e dytë edhe në Rapid Vjena-Milan, ndeshjen e parë miqësore verore për skuadrën e Fonsekës. Po tregon një personalitet të mirë, por edhe talent mes shtyllave. Ai është 1.97 metër i gjatë dhe mund ta trajtojë topin mjaft mirë edhe me këmbë. Nisur nga mosha, ai ka hapësirë të madhe për përmirësim në çdo drejtim. Pasi hyri në sektorin e të rinjve të Milanit më 2011, sot me siguri po përjeton një ëndërr.