Në miqësoren e parë të turneut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Milani ka arritur një fitore të bukur ndaj Manchester City. Goli fillestar i Haaland u pasua nga një dygolësh të Colombos mes minutave 30 dhe 34. Barazimi i Cityzens erdhi në minutën e 55-të me anë të McAtee.
Golin e fitores për kuqezinjtë e shënoi Marco Nasti 78’ nëpërmjet një asisti të Alexis Saelemaekers. Pikërisht ecuria e anësorit sulmues belg ka shkaktuar shumë diskutime këto orë të fundit. Edhe në një sondazh të bërë nga redaksia jonë ‘milanistat.com’, 24 orë më parë Saelemaekers te Milani ka mbizotëruar dëshira e tifozëve që belgu të mos shitet por të luajë shancet e tij në skuadër. Ndaj dhe Milani, në fakt, reflekton mbi faktin se lojtari i huazuar te Bologna sezonin e kaluar, mund të jetë shumë i dobishëm.
Është një fakt që e kanë nënvizuar jo vetëm tifozët në rrjetet sociale, por edhe vetë Paulo Fonseca pas ndeshjes. Por e sigurt është se Saelemaekers, nëse do të qëndronte, do të kishte nevojë për hapësirë. Mbajtja e tij për Milanin do të ishte një surprizë dhe në këtë pikë ai duhet të konsiderohet si një lojtar që duhet t’i garantohet minutazhi i duhur në lojë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Dhe na duhet edhe të nënvizojmë çështjen e tij kontraktuale. Aktualisht kontrata e Saelemaekers skadon më 30 qershor 2026, një kontratë që duhet të diskutohet. Megjithatë, të panjohurën e qëndrimit të tij në kuqezi, ndoshta e ka zgjidhur vetë Fonseca pas ndeshjes kundër Manchester City.
Kështu pra, trajneri i Milanit, pas fitores në miqësore kundër City, ka folur edhe për paraqitjen e Saelemaekers: “Alexis është një lojtar që më pëlqen shumë. Më pëlqen cilësia e tij, mendoj se është lloji i lojtarit që do të dëshironte ta kishte çdo trajner, sepse mund të luajë në pozicione të ndryshme. Është më i sigurt në vetvete, është një lojtar që do të doja ta mbaja në ekip”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Një gjykim shumë i qartë, me trajnerin portugez që do të dëshironte ta mbajë anësorin belg pas vitit që luajti shkëlqyeshëm në Bolonjë. Rritja ka qenë evidente dhe Milani mund të rigjejë një jolly ofensiv shumë më të pjekur në krahasim me ciklin e parë. Por kjo mund të shpjerë në një ndryshim pozicioni për Christian Pulisic.
Ideja është përdorimi i Pulisic si mesfushor sulmues, duke e lënë fashën e djathtë për Chukwueze. Saelemaekers pra do të bëhej një alternativë e vlefshme për ish Villarrealin dhe duke pasur parasysh angazhimet e tij të shumta, do të kishte shumë mundësi për të luajtur si titullar. Edhe tifozët në rrjetet sociale kanë shprehur mbështetjen e tyre për qëndrimin e belgut, të vetëdijshëm për faktin se shitja e tij do të ishte një mëkat që Milani nuk mund ta lejojë.