Shtetet e Bashkuara kanë organizuar Kupën e Amerikës 2024 dhe shpresonin të shkonin mjaftueshëm larg në kompeticion, por erdhi një zhgënjim i madh. Në fakt, skuadra e drejtuar nga trajneri Gregg Berhalter u eliminua që në fazën e grupeve.
SHBA-të ishin në grupin C bashkë me Uruguain, Bolivinë dhe Panamanë dhe dukej se kishte shanse të mira për të arritur në të Katërtat e turneut. Pas fitores 2-0 ndeshjen e parë të luajtur kundër Bolivisë, erdhi një humbje befasuese 2-1 kundër Panamasë: një KO sigurisht e kushtëzuar nga përjashtimi i Timothy Weah në minutën e 18-të me karton të kuq. Kombëtarja amerikane luajti gjithçka në ndeshjen e fundit kundër Uruguait, të humbur 1-0 jo pa polemika.
Tërbimi i Pulisiç në Kupën e Amerikës
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Në minutën e 66-të kombëtarja Celeste gjeti golin e avantazhit dhe të fitores me anë të Mathias Oliveira. Pas një goditje të lirë, ishte goditja me kokë e Araujos që gjeti Matt Turnerin gati për ta pritur, por topi përfundoi në këmbët e mbrojtësit të majtë të Napolit, i cili pak hapa larg portës nuk gabon. Ka pasur protesta nga ekipi i Shtetet e Bashkuara për pozicionin e lojtarit, i cili u konsiderua i dyshimtë, edhe pse nga dhoma e VAR-it nuk erdhi asnjë shenjë që të fliste për pozicion jashtë loje pas kontrollit të zakonshëm.
Por ky nuk ishte episodi i vetëm i kontestuar nga amerikanët. Në pjesën e parë, arbitri peruan Kevin Ortega ndëshkoi padrejtësisht Tyler Adams dhe më pas në një rast nga një goditje dënimi la që Uruguain të bënte një goditje të shpejtë, teksa ai ishte ende duke dënuar me karton Chris Richards. Lojtarët amerikanë ishin ende të ndalur dhe vetëm një ndërhyrje e dëshpëruar e Tim Ream e pengoi Uruguain të shënonte.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Si kapiten, Pulisiç protestoi disa herë ndaj Ortegës. Ishte i tërbuar nga drejtimi i arbitrit amerikanojugor. Në fund të ndeshjes shpërtheu edhe zemërimi dhe zhgënjimi i tij. Nga pamjet shihet lojtari i Milanit i cili duket se po i thotë arbitrit të shkojë të festojë me Uruguain. Një provokim që simbolizon se sa negative ishin konsideruar veprimet e peruanit.
Më pas Pulisiç shkoi të takonte gjyqtarët, shtrëngoi duart me një nga prej anësorëve dhe më pas kërkoi të bënte të njëjtën gjë me Ortegën, i cili e refuzoi duke e injoruar dorën e amerikanit. Një gjest që shkaktoi diskutime në Shtetet e Bashkuara. Ja fjalët e tij në fund të ndeshjes: “Pashë gjëra që nuk i kisha parë kurrë më parë – raporton The Athletic – dhe pikërisht para syve të mi. S’arrij ta besoj. Nuk është kjo pse humbëm, nuk është faji i arbitrit, por ai bëri gjëra që nuk mund t’i pranoj”.