MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Vendi i katërt? Jo, faleminderit! Na duhet një skuadër për të fituar. Ditët e Jasharit dhe të lamtumirës së heshtur të Theos
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Vendi i katërt? Jo, faleminderit! Na duhet një skuadër për të fituar. Ditët e Jasharit dhe të lamtumirës së heshtur të Theos

By
Milanistat
07.07.2025
5 Min Read
Share
SHARE

Sot nisi zyrtarisht sezoni 2025-26, me ditën e grumbullimit të skuadër që, ndryshe nga tradita, zhvillohet në dy pjesë: së pari konferenca për shtyp e Max Allegrit në Casa Milan dhe më pas stërvitja, në orën 6 pasdite, në një Milanello që e mbajti premtimin, pra nuk u duk të ishte plot entuziazëm. Sepse skepticizmi i përgjithshëm dhe mungesa e entuziazmit janë ende të gjalla.

Nëse mendohej se me ardhjen e Igli Tares dhe Allegris gjërat mund të ndryshonin, atëherë nuk i paskemi bërë mirë llogaritë. Kemi nevojë, sa më shpejt të jetë e mundur, për një skuadër të fortë, që mund të jetë konkurruese që nga raundi i rradhës i Coppa d’Italia, kundër Barit dhe në kampionat, që të ketë për objektiv të parë dhe mbi çdo gjë: të fitojë skudeton. Çdo diskutim preventiv që flitet për vendin e katërt, me kualifikimin në Champions League, nuk është diçka që mund të pranohet. Milani duhet të ndërtohet për të fituar, duhet të qeveriset për të fituar dhe duhet ta ketë fitoren obsesion. Sepse dy sezonet e fundit, me 2024-25 pjellë të 2023-24-ës, kanë dëmtuar pothuajse në mënyrë të pashlyeshme marrëdhënien midis entitetit Milan dhe tifozëve të tij.

E kam shkruar disa herë dhe e përsëris: mosreagimi ndaj yllit të dytë të Interit ishte një mëkat i madh i krahasueshëm me një blasfemi në Shën Pjetër natën e Krishtlindjeve. Sezoni i dështuar 2024-25 e përvëlon ende lëkurën dhe për ta shëruar nga kjo djegie nevojitet nevojshme që të bëjnë të gjithë detyrën, sekush të tijën, për të mirën e Milanit, pa “Milanin e Tares dhe Allegrit” apo “Milanin e Furlanit” e gjëra të tjera të ngjashme. Nevojitet që, që nga rruga Aldo Rossit e deri në Milanello të gjithë të punojnë për Milanin, i cili duhet patjetër të synojë fitoren. Pikë, fundi i diskutimit, nuk ka më diskutim. Sepse është e vërtetë që në fund vetëm një fiton, por për të fituar duhet të jesh atje lart dhe jo ulur në kolltuk vetëm duke parë.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Ato që nisën sot janë ditët për ta mbyllur çështjen Ardon Jasharin. Lojtari ka qëndruar në Belgjikë, për t’u stërvitur, në marrëveshje me klubin, ndërsa pjesa tjetër e shokëve të tij të skuadrës janë në Skoci. Milani ka bërë maksimumin nga këndvështrimi i tij, duke bërë një ofertë prej 32 milionësh plus bonuse, diçka që nuk është parë kurrë më parë. Djaloshi, nga ana e tij, i ka luajtur të gjitha letrat që mund të luante, duke i konfirmuar Bruges dëshirën e tij për të ardhur te Milanu, por pa kryer akte të pakuptimta, madje as në dialogjet me klubin e tij, në mënyrë që të shmangë mbylljet e çfarëdo lloji nga ana e Bruges. Tare është në pritje të përgjigjes përfundimtare nga Belgjika për të mundur të rrethojë me të kuq kutinë e tretë të mesfushës dhe t’i përkushtohet roleve të tjera.

Më i afërti është ai i mbrojtësve anësorë, nga ku këtë javë do të largohet Theo Hernandez, i destinuar për te Al Hilal. Është e drejtë të ndalemi për një moment në të gjithë këtë çështje, duke i vënë së bashku pikën. Theo, për dy vjet e gjysmë, ishte mbrojtësi i majtë më i fortë në qarkullim, pa asnjë hije dyshimi dhe kushdo që thotë të kundërtën ka pasur vetëm dashakeqësi karshi lojtarit dhe klubit. E vuajti dramatikisht shkarkimin e Paolo Maldinit, fillimisht dhe të Stefano Piolit, më pas, i cili ishte më shumë se një trajner për të. Pastaj tërhiq e mos këput për rinovimin, me Milanin që vendosi të mos hynte në diskutime pa fund. Ndërkohë, një performancë jo më prej Theo Hernandez dhe transferimi, i cili më pas nuk u materializua, së pari në janar te Como për 42 milionë e më pas ai, i pashmangshmi, te Al Hilal për 25 milionë plus bonuse për të arritur në 30. Të dyja palët mund dhe duhej të kishin bërë më shumë për t’u mbrojtur.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?