Është gati të nisë fluturimin merkato Milan. Klubi kuqezi është gati të bëjë goditjet e para, duke filluar qartësisht nga sulmuesi. Emri i nxehtë është ai i Alvaro Moratës, të cilin Djalli mund ta blejë për klauzolën çliruese prej 15 milionë euro.
Asnjë problem sa i përket pagës, me klubin gati t’i paguajë një pagë big prej rreth pesë milionë euro neto në sezon për të paktën tre vjet. Gjithçka është vendosur dhe pritet drita jeshile e fundit nga Alvaro Morata, i cili mund të mbërrijë që në fillim të javës së ardhshme për të zbarkuar në Milano, për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe më pas për të hedhur të zezën mbi të bardhë përpara pushimeve të merituara.
Mirëpo, merkato Milan po gumëzhin edhe nga blerja e profileve të tjera. Geoffrey Moncada, Giorgio Furlani dhe Zlatan Ibrahimovic po punojnë për të përforcuar skuadrën në dispozicion të Paulo Fonsekës me të paktën edhe tre blerje të tjera, një mbrojtës qendre, një mbrojtës të djathtë dhe një mesfushor. Rolet me të cilat korrespondojnë profilet e Pavlovic, Emerson Royal dhe Fofana, por në verën e gjatë dhe të nxehtë të kuqezinjve mund të presim edhe ardhjen e lojtarëve të tjerë.
Nga ana tjetër, organika e Djallit do të shfryhet edhe me lamtumirën e shumë tepricave. Do të largohen Fode Ballo-Toure, Divock Origi, Daniel Maldini, Lorenzo Colombo dhe Marco Nasti.
Është e mundur, ndër të tjera, që të bëjnë valixhet gati edhe elementë më shumë të rëndësishëm për të sjellë më shumë të ardhura në arkat e Milanit, si Ismael Bennacer dhe Malick Thiaw. Por klubi është gati të dëgjojë oferta edhe për Yacine Adli.
Kjo bën të kuptohet se mund goditjet në mesfushë mund të jenë më shumë se një. Përveç Fofana të Monaco, objektivi kryesor i Milanit, vëmendje edhe profileve të tjera. Kështu, kujdes për profilin e Chukwuemeka, i cili nuk është zhdukur kurrë nga radarët e Geoffrey Moncada. Për të, Chelsea kërkon paratë e klauzolës, pak më pak se 40 milionë euro. Një shifër jashtë merkatoje kjo, por Djalli shpreson të arrijë ta marrë për rreth gjysmën e këtij çmimi. Marrëdhëniet mes dy klubeve për më tepër janë të mira dhe nuk përjashtohet mundësia e arritjes së marrëveshjes. Në sfond qëndrojnë edhe të tjera ide si ajo e Hojbjerg të Tottenhamit, përveç sugjerimit Rabiot.