Fitorja e Milanit kundër Lazios nuk I ka shuar polemikat e përhershme që rrotullohen rreth VAR-it dhe arbitrave. Episodi i djeshëm, me medemek mosdhënien e një penalltie për bardhekaltrit pas një rishikimi të gjatë, ka hapur sërish diskutime të forta. Por ajo që na shqetëson ne si kuqezinj është fakti që ky duket vetëm si kapitulli më i fundit i një serie gabimesh arbitrare që, sipas nesh, na kanë dëmtuar rëndë gjatë gjithë sezonit.
Më poshtë, të gjitha episodet që kanë ndezur polemikat.
Polemika e fundit: rasti Pavlović–Romagnoli
Ndeshja Milan–Lazio u mbyll me fitoren e kuqezinjve, por edhe me heshtjen e gjatë të Lazios, që refuzoi të fliste me mediat për shkak të vendimit të arbitrit Collu: asnjë penallti për një prekje të supozuar me dorë të Pavlović pas goditjes së Romagnolit.
Ajo që shkakton më shumë zemërim? Ndërhyrja e VAR-it.
Pavlović ishte me shpinë, vetëm pak centimetra larg topit dhe në duel të pastër me Marusic. Për shumë analistë, situata nuk kërkonte as rishikim — mjaftonte që të jepej këndi për Lazion.
Eksperti Marelli në DAZN u shpreh prerazi:
“Ky nuk është kurrë penallti: lojtarët janë shumë pranë, krahu nuk shkon drejt topit dhe Pavlović është me shpinë”.
VAR-i në Parma: penalltia që s’duhej rishikuar
Nuk është hera e parë që Milan ndjen padrejtësi. Në Parma–Milan 2-2, arbitri Di Bello akordoi një penallti pas një faulli të dukshëm ndaj Saelemaekers.
VAR-i ndërhyri duke e thirrur për rishikim, megjithëse kontakti ishte i pastër.
Vendimi? Ashtu si mbrëmë, arbitri qëndroi te zgjedhja fillestare dhe Leao shënoi.
Por thirrja për rishikim mbetet e pashpjegueshme për shumë ekspertë të arbitrimit.
Rasti i çuditshëm me Bolognan: Nkunku përplaset dy herë, por VAR e mohon penalltinë
Në Milan–Bologna 1-0, episodi ishte edhe më i rëndë: Nkunku u ndal dy herë në mënyrë të qartë brenda zonës.
Arbitri Marcenaro akordoi penallti, por VAR e thirri për rishikim dhe vendimi u përmbys.
Rezultat:
– Penallti e pastër e mohuar
– Ndërhyrje e panevojshme e VAR-it
– Karton i kuq ndaj Lucumí për faullin ndaj Nkunku
Një treshe gabimesh që vuri në shenjë arbitrat dhe solli zemërim të madh në kampin kuqezi.
Derbi i dyshimeve: përplasja e Pavlović ndaj Thuram
Në Inter–Milan, një tjetër episod i përfolur. Thuram dërgon një kros të gabuar dhe, në momentin pasues, përplaset me Pavlović.
Sozza nuk fërshëllen. VAR ndërhyn dhe akordohet penalltia që Maignan më pas e priti ndaj Çalhanoglut.
Shumë dyshime: topi ishte larg, ndërsa kontakti duket më shumë pasojë e lëvizjes së vetë sulmuesit të Interit.
Një tjetër vendim që është diskutuar gjatë.
Dy episodet e nxehta në Pisa
Penalltia për dorën e De Winter
Në Milan–Pisa 2-2, fillimisht arbitri Zufferli akordon penallti për një prekje me dorë të De Winter.
Belgu u befasua nga gjuajtja e Cuadrado-s, por krahu i hapur e komprometoi situatën. Vendim i diskutueshëm, por jo skandaloz.
Golli i 1-2 me faull të pastër ndaj Gabbias
Episodi më i rëndë, megjithatë, është ai që solli golin e përkohshëm të avantazhit për Pisën.
Moreo godet Gabbian duke e rrëzuar qartë, por Zufferli lë lojën të vazhdojë.
As VAR nuk ndërhyn.
Në stolin e Milanit, pakënaqësia ishte e dukshme.
Një sezon i ndezur nga gabimet dhe polemikat
Nga Parma te Bologna, nga derbi te Pisa dhe deri te rasti i fundit me Lazion, episodet e kontestuara janë të shumta. Kuqezinjtë ndihen shpesh të dëmtuar nga vendime të dyshimta, ndërsa debati mbi përdorimin e VAR-it bëhet gjithnjë e më i ashpër në Itali.
Pasi polemikat vazhdojnë, një gjë mbetet e qartë: në Serie A, çështja VAR është si një zjarr që nuk shuhet kurrë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
