Tym i bardhë për Allegrin: të gjitha shifrat e akordit

Për Massimiliano Allegrin loja duket se ka mbaruar: kanë dalë edhe shifrat e akordit të mundshëm

Milanistat
3 Min Read

Njeriu i duhur, projekti i duhur. Massimiliano Allegri mund të jetë profili perfekt për Milanin: eksperiencë dhe njohuri të mjedisit për një skuadër që vitin tjetër nuk mund të gabojë më. Profili i duhur, por edhe projekti i duhur: a do të jetë ai i Rossonerëve projekti i duhur për të bindur trajnerin livornez?

Disa dyshime janë të ligjshme sepse gjatë ditëve të fundit drejtuesit milanistë, në pritje të zyrtarizimit të Igli Tares, duket se janë kthyer të bindur mbi Italianon, i cili, është mirë të kujtojmë, aktualisht ka një kontratë me Bolonjën dhe duket i vendosur ta vazhdojë eksperiencën e tij me kuqeblutë. Dyshime ka edhe sepse Allegri është emri kryesor për pankinën e Napolit, kampionit të ri të Italisë: Conte është i destinuar të largohet dhe De Laurentiis ka një vlerësin të madh për livornezin, një obsesionin e tij të vjetër, të cilit dëshiron t’ia besojë çelësat e skuadrës në dorë.

Si të mos mjaftonte, për të bërë më të komplikuar rikthimin e mundshëm në Milano të Allegrit, shfaqet një i tretë i padëshirueshëm: Manchester United. Ashtu si Milani, edhe Red Devils vijnë nga një sezon i deshtuar, që kulmoi me finalen e Europa League të humbur.

Allegri-United: bien kuotat

Amorim ka përfunduar në bankën e të të akuzuarve dhe pas vetëm gjashtë muajsh te United mund të shkarkohet. Klubi po vlerëson gjithçka, përfshirë zëvendësuesit e mundshëm dhe emri i Allegrit është pikërisht midis tyre.

Madje, agjencitë angleze të basteve besojnë verbërisht mbi mundësinë që trajneri livornez të ulet në stolin e Manchester United, aq shumë sa kuotat që Allegri të jetë trajneri i ri i “Djajve të Kuq” kanë rënë ndjeshëm ditët e fundit, në 1:4. Sigurisht, trajneri italian është i tërhequr nga një eksperiencë në Premier League, por ai e di edhe se sa ndërlikime mund të shkaktojë pranimi i propozimit të mundshëm dhe zbarkimi për herë të parë në Angli.

Situatë e ndërlikuar, gjithsesi, me Allegrin, që do të duhet të kalojë ditët e ardhshme duke dëgjuar të gjitha propozimet e mundshme dhe më pas të vendosë se cilën konsideron më të përshtatshmen. Në Angli janë të bindur që zgjedhja e trajnerit do të mund të jetë Manchester United, por në Itali, nga Milani te Napoli, nuk e kanë humbur ende shpresën. Vetëm edhe pak ditë dhe pastaj do të kemi përgjigjen përfundimtare: a do të jetë Allegri kuqezi surpriza e këtij fundsezoni?


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente