Anëve kuqezi të Milanos, zërat e merkatos janë kthyer në një stuhi të vërtetë. Forma jo e mirë e Santiago Gimenez, mungesa e golave dhe dëmtimi i gjatë kanë ndezur alarmit në mesin e tifozëve, të cilët tashmë shohin të domosdoshme afrimin e një qendërsulmuesi të nivelit të lartë.
- Pellegatti mohon çdo zë: “Ja lojtari që po kërkon Milani”
- Plani i Milanit: “Një lojtar për minutat e fundit, jo për formacionin titullar”
- Dy opsionet më të mundshme: Dovbyk dhe Zirkzee
- 1. Artem Dovbyk – pistë konkrete dhe në përputhje me profilin
- 2. Joshua Zirkzee – talent në kërkim të rikthimit në Itali
- Një janar ndryshe nga ç’pritej
Por pikërisht kur pritshmëritë kanë arritur kulmin ndërhyn Carlo Pellegatti, një nga zërat më të besuar në botën kuqezi, i cili del me një version të tijin, një të vërtetë që i kthen të gjitha përmbys.
Në videon e fundit në kanalin e tij YouTube, gazetari – i njohur për lidhjet e ngushta me klubin – ka zbuluar se Milani nuk ka ndërmend të bëjë blerjen që të gjithë presin.
Jo 30 milionë euro, jo një “titullar absolut”, jo një operacion i përmasave të mëdha ekonomike. Strategjia është krejt tjetër. Dhe sipas Pellegattit, drejtuesit janë të bindur për zgjedhjen e tyre.
Pellegatti mohon çdo zë: “Ja lojtari që po kërkon Milani”
Sipas Pellegattit, ideja se Milani kërkon një sulmues që të jetë mbi 25–30 milionë euro është thjesht një iluzion i krijuar nga presioni i jashtëm. Ai thekson:
- Klubi nuk ka ndërmend të përsërisë gabimin e vitit të kaluar, kur investoi një shumë të madhe për Santiago Gimenez, investim që nuk i dha rezultatet e pritshme.
- Çmimet në janar janë të fryra dhe një lojtar që vlen 20 milionë euro, në merkaton dimërore arrin 40.
Në këtë situatë, Milani nuk ka ndërmend të hidhet në aventurë.
Pellegatti shton se presioni i tifozëve për një qendërsulmues klas botëror është i kuptueshëm, por absolutisht jo në linjë me idenë e klubit.
Dhe duke qenë se agjenti i Gimenez e ka përjashtuar largimin e tij, operacionet e mëdha bëhen edhe më të pamundura.
Plani i Milanit: “Një lojtar për minutat e fundit, jo për formacionin titullar”
Drejtuesit e klubit kanë përgatitur një profil shumë të qartë:
Një lojtar fizik, i fortë, që mund të hyjë në 20-25 minutat e fundit dhe të sjellë intensitet e duelë në zonë.
Kjo për shkak se:
- Leao, Pulisic dhe Nkunku janë titullarë të padiskutueshëm,
- Gimenez, nëse qëndron, është pjesë e planeve,
- dhe Milani nuk ka nevojë për një blerje që të “trondisë” ekuilibrat e skuadrës në mes të kampionatit, por për një armë të re taktike.
Është një qasje krejt ndryshe nga ajo që presin tifozët, por shumë më pranë realitetit financiar dhe teknik të ekipit.
Dy opsionet më të mundshme: Dovbyk dhe Zirkzee
Megjithëse Jean-Philippe Mateta ishte një emër i propozuar nga merkatoja, kërkesa e Crystal Palace prej 30 milionë eurosh e largon menjëherë nga lista.
Kjo e ngushton rrethin në dy emra më realistë:
1. Artem Dovbyk – pistë konkrete dhe në përputhje me profilin
- I kërkuar nga Milani edhe në gusht,
- mund të kërkojë largimin nga Roma pas muajve të vështirë,
- fizikisht i fortë, sulmues “që godet zonën”,
- plotësisht brenda parametrave të kërkuar nga Milani.
2. Joshua Zirkzee – talent në kërkim të rikthimit në Itali
- Shënoi golin e tij të parë me Manchester United në vitin 2025,
- dëshiron të rikthehet në Serie A për t’u konfirmuar dhe për Kupën e Botës,
- por është më shumë një sulmues manovrues, profil paksa ndryshe nga ideali i klubit.
Sipas Pellegattit, Dovbyk është më afër kërkesës së Milanit, ndërsa Zirkzee mbetet një zgjedhje më e komplikuar dhe më kreative.
Një janar ndryshe nga ç’pritej
Në një kohë kur tifozët imagjinojnë afrime të mëdha dhe emra të bujshëm, Pellegatti sjell zërin e arsyes nga brenda klubit:
Milan nuk do të bëjë goditje miliona eurosh në janar.
Prioriteti është një lojtar i mirë, i dobishëm, fizik, që hyn nga stoli dhe bën diferencën në fundin e ndeshjes. Jo një superstar. Jo një revolucion.
Janari i Milanit do të jetë pragmatizëm, jo spektakël.
Dhe sipas Pellegattit, kjo është pikërisht ajo që i duhet skuadrës.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
