Është rikthyer paqja midis tifozëve të Milanit. Sezoni i kuqezinjve sigurisht që nuk u mbyll në mënyrën më të mirë, me forma të ndryshme protestash. Të gjithëve ju kujtohet zgjedhjen e Curva Sud për të mos kënduar dhe inkurajuar lojtarët e tyre gjatë ndeshjeve të fundit.
Edhe pankartat, e shfaqura nëpër tribuna, ishin mjaft elokuente, me mbështetësit e Djallit që kërkonin vëmendje më të madhe nga pronarët për ta bërë skuadrën të hidhte një hop më tutje cilësor, me përforcime të rëndësishme. Ndërkohë që ngjan se nëpër mediat sociale, protestat dhe pakënaqësia, sigurisht që duken të largëta. Një pakënaqësi e përgjithshme, pra, që ardhja e Paulo Fonsekës sigurisht që nuk ndihmoi për ta qetësuar. Të gjithë tifozët e Milanit do të kishin dashur një trajner tjetër, por miqësoret e para në Amerikë rikthyen buzëqeshjen dhe optimizmin. Djalli, në fakt, iu përgjigj më shumë se pozitivisht sfidës, duke korrur tre fitore rresh, ndaj më të mëdhenjve të botës, Manchester Cityt, Real Madridit dhe Barcelonës. Është vetëm futbolli veror, e vërtetë, por fitorja – siç dihet – të ndihmon të fitosh dhe midis tifozëve kuqezinj është rikthyer një nuancë optimizmi.
Ndeshja kundër Monzës do të jetë pra prova e para e vërteta. Do të kuptojmë menjëherë nëse tifozët janë të kënaqur me atë që ka bërë Milani e nëse fishkëllimat e ndeshjes së fundit do të transformohen në duartrokitje. Për më tepër, nuk duhet harruar se Curva Sud vendosi të braktisë edhe grumbullimin e skuadrës. Një tjetër formë proteste, në pritje të blerjeve të reja.
Blerje që javët e fundit, ndërkohë, janë bërë. Ditët e fundit kanë qenë ato të prezantimeve të Moratës dhe Pavloviç. Të dy, pas konferencës për shtyp, shkuan në Via Dante, në dyqanin e ri të Djallit, duke përqafuar fansat që ishin mbledhur. E marta e 13 gushtit do të jetë përsëri dita e tyre.
Si mbrojtësi ashtu edhe qendërsulmuesi në fakt do të prezantohen para tifozëve që do të jetë në San Siro për të parë Milan-Monza. Trofeu Berlusconi, që është në përkujtim të Presidentit më të madh që ka pasur Milani deri më sot, do të jetë një mundësi për të parë dy blerjet e reja dhe për të kuptuar se cili do të jetë reagimi i publikut. Ku i dihet, ndoshta Djalli do të mund t’i tregojë popullit të tij edhe një goditje të tretë të madhe. Teksa për Emerson Royal gjithçka është e bërë dhe pritev vetëm ardhja e tij në Milano.