MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Tre pikë, të vuajtura, por determinante
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Tre pikë, të vuajtura, por determinante

By
Milanistat
16.02.2025
3 Min Read
Share
SHARE

Milani mbyll akoma më shumë diferencën në klasifikim, falë golit të parë në San Siro nga blerja e re kuqezi, Santiago Gimenez, i cili 15 minuta nga fundi ka zhbllokuar një ndeshje deri në atë moment shumë të komplikuar, duke parakaluar Leaon dhe duke i hequr portugezin gëzimin e golit. Sidoqoftë, pjesa më e madhe e meritës për golin i takon Rafës, i cili mundi të godasë nën portë, duke shmangur ndërhyrjen e portierit kundërshtar Montipo, e me Santiagon shumë të zoti për ta kaluar topin në rrjetë. Meksikani merr autorësinë e golit, por për Rafën, ajo e mbrëmshmja mund të jetë në rregull edhe ashtu siç shkoi. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, këtë e dinim, këtë e pamë, vumë re edhe vështirësitë klasike që Milani ka kundër një skuadre të këtij tipi.

Shumë e ngadaltë manovra, sidomos në pjesën e parë, ku e vetmja gjë për t’u sinjalizuar ishte goli i anuluar i vetë Gimenez për pozicion jashtë loje, ndërkohë që emocionet ishin të pakëta, falë edhe moskonkludimit të aksioneve të kuqezinjve në pjesën e parë. Ndërkohë që në pjesën e dytë, Milani ndërroi marsh, kjo edhe falë hyrjes së menjëhershme të Leaos, i cili mbolli panik në prapavijën veroneze, duke i mundësuar kuqezinjtë të kenë edhe shanset e para reale të ndeshjes. Pak precizion edhe në pjesën e dytë, për hir të të vërtetës, por pas një serie goditjesh të bllokuara nga mbrojtja verdheblu, ja ku vjen aksioni fitues i minutës së 75-të. Një fitore që i mundëson djemve të mbyllin diferencën me Lazion, dhe përkohësisht me Juventusin, në pritje të ndeshjes së nesërme mes Juves dhe Interit.

Një fitore shumë e rëndësishme dhe në garën Champions që tani po bëhet vërtet interesante, por nuk ka kohë për të menduar për këtë sukses. Të martën, në fakt, do të rikthehemi në fushë, dhe për një ndeshje për o jashtë o brenda në Champions, pra, në ndeshjen e kthimit të playoff-it kundër Feyenoord. Një sfidë të cilën Milani është i thirrur ta fitojë patjetër, pas fitores së holandezëve të ndeshjes së parë, e për ta bërë këtë do të duhet një Milan krejtësisht i ndryshëm nga ai i pari, por i ndryshëm edhe nga ai i mbrëmshmi. Një ndeshje për të mos u humbur, duke shpresuar për një San Siro me klimen e rasteve të mëdha.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
TAGGED:Champions LeagueFeyenoordInterJuventusLaziombrojtja verdhebluMilanMontipoRafa LeaoSan SiroSantiago GimenezVerona
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?