Një fitore e dështuar dje do të kishte qenë e tmerrshme për objektivin e revanshit në ‘luftën’ për vendin e katërt.
Milani i siguroi 3 pikët, por çifti arbitral Pairetto-Serra rrezikoi të komprometonte gjithçka. Katastrofa e arbitrave është e vështirë të komentohet.
Conceicao ka dashur të nxirrte në fushë një formacion tip 442, shumë eksperimental. Kur bën 3 zëvendësime në pushimin midis pjesëve, dhe kohët e fundit ndodh shpesh, do të thotë se ke gabuar në formacionin titullar. Pas kësaj, ishin pikërisht zëvendësuesit që ndryshuan ndeshjen. Pulisic konfirmohet si një lojtar jashtëzakonisht vendimtar. Leao që shkon e godet me kokë nuk është e paprecedentë, por pothuajse.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Gimenez duket se është ai që tifozët e Milanit kanë ëndërruar gjithë jetën: një sulmues i vërtetë. Në 75 minuta mes Kupës së Italisë dhe Serie a, meksikani ka dhënë një asist dhe shënuar një gol, absolutisht jo i parëndësishëm. Një impakt i bujshëm ky. Joao Felix preku shumë topa, ashtu siç ndaj Romës, ka demonstruar se dëshiron ta marrë skuadrën mbi supe, por duhet të jetë më pak i ngarkuar. Shumë kalime me takë dhe një gabim shumë i rëndë ballë përballë me portierin. Më shumë konkrecitet mund ta ndihmojë jo vetëm vetëm atë por dhe skuadrën. Ekuilibri i përgjithshëm është ende larg së arrituri, ashtu siç edhe kuadri taktik. Një mision jo i lehtë ky për Conceicao-n, por thelbësor për të gjetur vazhdimësi në rezultate.
Përpara ka potencial të pabesueshëm: moduli 4-2- fantazi, mund të jetë një armë vdekjeprurëse gjatë ndeshjes në zhvillim, por shumë e rrezikshme që në fillim të takimit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Në mesfushë, Fofana dhe Reijnders po përjetojnë një moment lodhjeje në këndvështrimin atletik: gjë fiziologjike kjo për shkak edhe të përdorimit masiv të tyre, por që ndikon edhe në performancën e skuadrës. Shpresa është që Bondo të jetë gati së shpejti dhe të ketë të njëjtin ndikim si të rinjtë e tjerë.
Me këtë rast, duket si një veteran i vërtetë prof. Walker: eksperiencë, siguri, besim dhe lidership që kanë ndryshuar gjithçka në krahun e djathtë. Shumë i çmuar.