Tre fitore dhe porta e paprekur, vetëm gjashtë goditje të pësuara: çfarë po ndodh kështu me Milanin e Allegrit

Milanistat
2 Min Read

Milani ka pësuar shumë, shumë gola sezonin e kaluar ndaj kështu, që prej ditës së parë të stërvitjes, Massimiliano Allegri iu përkushtua me zell të veçantë pikërisht fazës mbrojtëse. Fillimi i sezonit nuk ishte i lehtë, parë dy golat e pësuar kundër Cremoneses, por më pas Rossonerët i përmbysën gjërat dhe kanë fituar tri ndeshje radhazi, duke e mbajtur çdo herë portën e paprekur (hera e fundit që Milani nuk kishte pësuar gol në tri ndeshje rradhazi në kampionat ishte shkurti 2023, me Piolin në pankinë).

Shifra mbresëlënëse

Për të mos harruar edhe një tjetër të dhënë të shkëlqyer përsa i përket fazës mbrojtësë të e Rossonerëve: gjatë tri ndeshjeve të fundit, Rossonerët kanë ‘lejuar’ që vetëm gjashtë gjuajtje të arrijnë portën. Shifra vërtet mbresëlënëse po të mendosh se si ishte situata jo më larg se një vit më parë dhe merita padyshim i shkon tërësisht Max Allegrit dhe punës së tij në Milanello. Aktorët në fushë janë të njëjtët e sezonit të kaluar, por performancat e Tomorit, Gabbias dhe Pavlovic janë përmirësuar ndjeshëm, ashtu si edhe përqendrimi i tyre, pasi shumë Milani pëson gola për shkak të pavëmendshmërisë individuale.

Puna e Allegrit

Puna taktike dhe mendore e Allegrit është, tashmë, e qartë për të gjithë dhe padyshim që nuk ka të bëjë vetëm në mbrojtjen, por edhe me repartet e tjera, veçanërisht në mesfushë, ku ardhja e një lojtari si Adrien Rabiot që ka sjellë jo vetëm lidershipin dhe eksperiencën e tij, por edhe fizicitetin duke rritur në këtë mënyrë peshën e mesfushës, duke dhënë filtrim më të madh, forcë në përballje dhe në mbulim. Kështu u bë Milani, një mur vërtet i vështirë për t’u kapërcyer.

Share This Article
Pa Komente