Pas një sezoni horror, Milan duhet absolutisht të ringrihet dhe t’u përgjigjet me zë të lartë kritikave të shumta dhe të ashpra të të gjithë ambjentit kuqezi. Hapi i parë drejt kthesës është ai i drejtorit të ri sportiv, me zgjedhjen e Igli Tare pas refleksioneve të gjata. Por tani e ka rradhën figura më e rëndësishme e puzel-it, përpara se të hidhemi në merkato: trajneri i ri. Dhe pak kohë për të humbur ka gjithnjë e më pak. Përkundrazi, nuk ka mbetur më aspak.
Trajneri i ri Milanit: lajmet e fundit mes objektivash dhe surprizave të mundshme
Faktikisht, ndjesia është se Milani tashmë është me vonesë në garën e trajnerit. Vincenzo Italiano, objektivi kryesor i Tares dhe partnerëve të tij, duket se është gjithnjë e më afër rinovimit të kontratës së tij dhe qëndrimit në Bologna. Milani do të përpiqet deri në fund, por do të jetë shumë e vështirë. Ashtu siç mbetet absolutisht në të përpjetë edhe rruga që të çon drejt drejt Massimiliano Allegri-t, i bllokuar nga Napoli për pas Conte-n. Ndërkohë që flitet për Roberto Mancini, Thiago Motta dhe të tjerë të ngjashëm, por për momentin mbetet plani B për Milanin. Dhe të rinisesh nga një plan B pas një sezoni të tillë do të ishte çmenduri e pastër. Por vëmendje ndaj surprizave dhe goditjeve të mundshme të papritura. Në këtë drejtim, kujdes të veçantë meritojnë indikacionet e ekspertit të njohur të merkatos, Alfredo Pedullà, gjatë këtyre orëve të fundit.
Pistë shumë e rëndësishme
Papritmas, mund të rihapet pista Gian Piero Gasperini edhe për Milanin. Ndryshe nga ajo që ka dalë ditët e fundit, në fakt, rinovimi i trajnerit me Atalantën nuk duket më një formalitet i thjeshtë. Përkundrazi, palët do të kishin marrë disa orë refleksionesh përpara se të përcaktonin të ardhmen e pankinës së Dea-s dhe të vetë trajnerit nerazzurr. Hipoteza e një ndarjeje është konkrete, siç konfirmohet nga Alfredo Pedullà, i cili pikërisht në faqen e tij zyrtare të internetit nënvizon se: “Gian Piero Gasperini dhe lamtumira e mundshme me Atalantën […] Në rast të një lamtumire nga Dea, Gasperini mund të jetë një kandidat për ata që (Roma në krye, por edhe Milani) po kërkojnë dëshpërimisht një trajner”. Vëmendje, pra, edhe nga Gasperini, i cili, në rast të një divorci me Atalantën, mund të rikthehet të jetë një kandidat shumë i fortë për stolin e Rossonerëve. Dhe në këtë rast nuk do të flitej për një plan B, përkundrazi. Tani, duke folur për merkaton, duhet shumë vëmendje.