Fjalët e thëna dje gjatë një eventi të Financial Times nga Gerry Cardinale japin të kuptosh për një revolucion te Milani në fund të këtij sezoni, sepse numri 1 i RedBird e bëri të qartë që nuk është i kënaqur me rezultatet e skuadrës kuqezi. Një revolucion që mund t’i prekë të gjithë, nga skuadra te drejtuesit e klubit, përfshirë edhe trajnerin.
PIOLI DHE PANKINA – E kemi analizuar shumë pozicionin e Stefano Piolit, ulje-ngritjet e ekipit të tij, por edhe gafat dhe dështimet. Përfundimi? Vetëm me fitimin e Europa League ai mund ta bindë Cardinalen që ta konfirmojë edhe për sezonin e ardhshëm. Edhe pse, ndjesia është që, pas gati pesë vitesh, Milani është gati të fillojë një rrugëtim të ri, me një trajner të ri. Antonio Conte, emri i të cilit prej kohësh është afruar me Djallin, është vërtetë një hipotezë, por që të vijë ai do të thotë të përmbyset gjithçka tërësisht, si për sa i përket pagës, kërkesave teknike, karakterit dhe metodave të guximshme. Ndërkohë që, nga ana tjetër, është Lopetegui, edhe ai një ide konkrete, por nën vëzhgim mbetet edhe Thiago Motta, i cili po bën gjëra të shkëlqyera te Bologna. As pista Gallardo, sot tek Al-Ittihad, nuk është për t’u braktisur.
SKUADRA DHE MERKATO – Përveç trajnerit, revolucioni veror i Cardinales padyshim që do të ketë të bëjë edhe me skuadrën. Nuk është më mister fakti që Milani do të bëjë një investim të madh në sulm me një kthesë shumë domethënëse: pas disa vitesh me një mbi 30 vjeçar si Olivier Giroud që drejton repartin ofensiv të Milanit, numri 9 i ardhshëm do të jenë nën 25 vjeç. Ndërsa emrat e nxehtë mbeten ato të Joshua Zirkzee i Bolonjës dhe Benjamin Sesko i Leipzigut. Edhe në mbrojtje do të nevojitet gjithashtu një ardhje e re sepse kuqezinjtë po pësojnë shumë gola: në listë janë Maxence Lacroix i Wolfsburgut, Lilian Brassier i Brest dhe Tosin Adarabioyo i Fulham. Pastaj, dëshirohet të mbahen të gjithë bigët e skuadrës, sigurisht gjithnjë nëse nuk do të vijnë oferta absolutisht të parefuzueshme, siç ndodhi verën e kaluar me Tonalin.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
ORTAKU I RI – Tekniku, ekipi dhe së fundi klubi: ku i dihet, ndoshta ndryshimet për të cilat flet Cardinale mund t’i referohen edhe strukturës drejtuese apo vetë klubit. Së fundmi, pronari i kuqezinjve ka hapur zyrtarisht mundësinë e një ortaku të mundshëm nga Lindja e Mesme që do t’i bashkohet klubit të rrugës Aldo Rossi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>