Carlo Ancelotti do të kishte rënë dakord të bëhet trajneri i ri. Është zbuluar nga disa media online spanjolle: trajneri italian ka ende edhe një vit në kontratën e tij me Real Madridin, e cila skadon në fund të sezont tjetër, por pas eliminimit nga Champions League dhe humbjes kundër Barcelonës në Kupën e Mbretit, është gati të largohet nga Blancos për të marrë së shpejti përsipër drejtimin e një tjetër skuadre, pikërisht të kombëtares verdheartë të Brazilit. Lamtumirë, pra, hipotezave Milan dhe Roma, me të cilat ishte afruar shumë shpesh gjatë kohëve të fundit.
Lëvizja do të ndodhte në pritje të kualifikuesve të Botërorit 2026, të planifikuara për në qershor, teksa Reali do të merrte pjesë me një trajner tjetër në Kupën e Botës për Klube. Pas finales së Kupës së Mbretit, Ancelotti nuk e pati fshehur mundësinë e largimit nga stoli ku u rikthye më 2021, duke deklaruar se e ardhmja e tij “do të jetë një temë për javët e ardhshme”.
Për momentin, mësohet nga Madridi, asgjë nuk është vendosur akoma, por Federata Braziliane e Futbollit (CBF) do të ishte e bindur në një mbyllje të favorshëm që të sjellë nga ana tjetër e Atlantikut një nga trajnerët më të suksesshëm në histori për të synuar fitimin e Kupës së Botës së rradhës që zhvillohet vitin tjetër.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>