Në intervistën e gjatë të dhënë për kolegët e të përditshmes sportive ‘La Gazzetta dello Sport’, ish trajneri fitues i skudetos së fundit kuqezi, Stefano Pioli, ka rrëfyer fundin e aventurës së tij në stolin e Milanit: “Kishte ardhur një konkluzion fiziologjik, derbet e përshpejtuan. Humbja e gjashtë rradhazi më lëndoi, natyrisht. Sidomos dy në Champions League, edhe sepse i hoqën vlerën e një rezultati të madh: qemë rikthyer në gjysmëfinale pas 16 vitesh. Dëmtimet e shumta? Te Al-Nassr, kam patur vetëm një dëmtim të lehtë të brazilianit Talisca, që humbi vetëm një ndeshje. Metodat e punës janë të njëjta si vitin e shkuar.
Kur e kuptova që te Milani kishte mbaruar? Ka qenë një moment specifik: rikthimi i çerekfinaleve të Europa League, Roma-Milan, në Olimpico. Ne ndeshjen e parë kishim humbur 1-0. Në dhomën e zhveshjes, para ndeshjes, mbajta një fjalim që të ngrinte qimet përpjetë, një nga fjalimet e mia më të ndjera. Isha i sigurt se do kalonim. Por nga skuadra nuk erdhi dhe në fushë bëri pak. Aty kuptova se ajo që jepja nuk mjaftonte më. Empatia ishte prishur. Keqardhje apo pendime? Asnjë. Për mua, ka vetëm një matës për të vlerësuar një aventurë profesionale: të vlerësoj ekipin ashtu si e gjeta dhe si e lashë. Gjithçka që ndodhi midis, e mirë dhe e keqe, është pjesë e rrugëtimit dhe duhet pranuar”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>