Takimi i fundit i një viti që duhet harruar. Renditja e Milanit na imponon ndjenjën se tashmë nuk mund dhe nuk duhet të gabojmë në asnjë ndeshje, përfshirë në këtë të sotmen kundër Romës: e vetmja skuadër midis ‘të mëdhave’ që ka bërë më keq se kuqezinjtë. Pas Lacio-Atalanta mbrëmë, një fitore kundër verdhekuqve do të bënte të mundur shkurtimin edhe të të paktën njërit mes Juventusit dhe Fiorentinës, të cilët do të ndeshen edhe ata sonte në orën 18:00. Do të zbresim sonte në fushë, me mungesa të rëndësishme dhe me objektivin për t’u rikthyer fort javës tjetër, në kushte më të mira kundër Juventusit në Superkupë, një trofe potencialisht i arritshëm duke qenë se bëhet fjalë për vetëm 2 ndeshje.
Pas disa ditësh do të hapet zyrtarisht edhe merkato janarit, ajo që rëndom konsiderohet si merkato e riparimeve dimërore. Ju këshillojmë, duke pasur parasysh seancat e fundit të merkatove dimërore të kaluara, që të mbahen pritshmëri të ulëta. Në rastin më të mirë, në mesfushë do të mbërrijë një lojtar i ri me shpresa të mëdha, për t’u testuar me një fanellë të rëndë si ajo e kuqezinjve. Do të vlerësohet edhe Bennacer, sot pas një jete mungese, algjeriani do të ulet më në fund në stol: nëse do të kthehej në nivele të larta, bashkë me Reijnders dhe Fofana do të përbënte një mesfushë ëndrrash. Por, për fat të keq, është një Nëse, e madhe sa Casa Milan.
Për tu monitoruar me vëmendje ekstreme është edhe situata në dalje e Tomorit, cikli i tij te Milanello duket se ka arritur në siparin e mbylljes, menjëherë ose në verë. Juventusi ëndërron të rikompozojë dyshen e qendërmbrojtësve që fituan skudeton me Milanin si protagonistë. Njëri, Kalulu, tashmë është një keqardhje e madhe e kuqezinjve, tjetri mund të bëhet i tillë. Të shpresojmë që pas një gabimi të madh, drejtuesit e klubit të rrugës Aldo Rossi të mos e përsërisin edhe me anglezin. T’ia japësh Juventusit do të ishte një vetdëmtim i pastër, gjithnjë nëse flasim për futbollin.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Por e dimë se për këtë Klub para fushës vijnë financat: dhe nëse gjithçka drejtohet nga një logjikë ekonomiko-financiare, atëherë mund të presim gjithçka. Mosquera i Valencias është një profil interesant, por është një tjetër pikëpyetje: në moshë 20-vjeçare, ai duhet t’i shtohej në repart dhe jo të merrej si zëvendësues i 27-vjeçarit Tomori. Ish Chelsea ndër të tjera është mbrojtësi i vetëm i shpejtë në organikën kuqezi.
Pak nga pak skuadra Kampione, fituesit e Skudetos po eleminohen: dy vjet e gjysmë më pas kanë mbetur vetëm 8, madje disa prej tyre janë në largim.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>