Tijji Reijnders, mes llogarive, zemrës dhe fuqisë së kontratës

Milani pas Tijji Reijnders, midis pritshmërive mbi llogaritë efektive, perspektivave teknike dhe të merkatos. Reijnders ishte post-Tonali...

Milanistat
5 Min Read

Kur në shtëpinë Reijnders flet baba Martini dhe ai nuk flet kurrë rastësisht, familja ndalet me respekt për ta dëgjuar. Dy vjet më parë ishte Barcelona dhe baba Martini tha, Milan. Dhe pati të drejtë. Javën e kaluar ishte Manchester City dhe kur baba Martini i bëri të ditur Milanit se duhej të flisnin, filloi të frynte fort era e shitjes. Deri të premten e shkuar nuk qe bërë asgjë, aq sa mes mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm shumë njerëzve të informuar iu desh të flisnin për një ofertë të re angleze. Dhe që nuk ishte bërë asgjë, na u desh ta vërenim edhe pak nga ana negative, në kuptimin që të premten e jepnin gjithçka si të bërë me 75 milionë, teksa vallëzimi i shifrave të sotme varion nga 55 në 75 milionë euro duke kaluar nëpër 70, me bonuse që luhaten sipas përdorimit dhe konsumit.

Çfarë ndodh realisht në negociata dhe cilat janë kontrollet dhe balancat e vërteta të negociatave, nuk mund të kemi mendjemadhësinë për ta ditur. Delta midis pagës së lojtarit dhe ofertës për klubin e një mase të caktuar, apo jo? E nëse për këtë, apo për arsye të tjera negociata dështon, a nuk është e drejtë që klubi të rimodulojë pagën e lojtarit në bazë të parametrave të ofertës së refuzuar? Nëse jo formalisht, të paktën moralisht në mënyrë që të mos e patur të pakënqur çdo të mërkurë teksa Guardiola luan në Champions League? Pyetje të destinuara për të mbetur të tilla.

Mbetet, përpara makinës së kafesë, ideja se fuqia negociuese e Milanit, midis kontratës së sapo nënshkruar deri më 2030 nga Tijji dhe urgjencës së City-t për Botërorin e Klubeve, ishte më e lartë se shifrat që qarkullojnë. Por tek llogaritë, është më mirë të presim për më shumë sqarime. Pak veta e kishin kuptuar përsenë, për shembull, e detyrimit të blerjes së De Ketelaere në shkurt 2025, e më pas operacioni u lavdërua. Le të presim për të gjykuar, nga kjo pikëpamje.

Dhe të presim edhe, me kohë fiziologjikisht më të vështira, në nivelin teknik. Tijji, një profesionist i mrekullueshëm dhe lojtar fantastik për nga teknika dhe me kokë lart, largohet. Por Milani qëndron dhe skuadra është në ndërtim e sipër, me Taren dhe Allegrin që dinë se ku po shkojnë për krijojnë një skuadër- grup, një skuadër të motivuar dhe të ekuilibruar. Si? Sot flitet vetëm për shitje dhe cunami i mallkimeve fillon përsëri, por duhen vendosur gjërat në rregull. Oferta e parë e Chelsea për Maignan u refuzua dhe Milani nuk duket se ka planifikuar ndonjë operacion për portierë.

Në një moment të caktuar të verës, edhe Theo mund të gjendet duke rishqyrtuar ofertën arabe.

Për Leaon nuk ka asgjë dhe me përgatitje ofertash bavareze skenarët e merkatos të gazetave kanë qenë plot që nga marsi 2024, por që më pas kanë rezultuar kotësira.

Milani do të bëjë disa lëvizje në hyrje, në të tre repartet, mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Një, vëmendje, një prej të cilëve është Luka Modric, fenomen, 40 vjeç po, por një fenomen, i cili sezonin e sapombaruar nuk humbi asnjë seancë stërvitore dhe regjistori 57 ndeshje, me 2846 minuta të luajtura (600 më shumë se një sezon më parë), 4 gola dhe 9 asiste. Në mesfushë do të ketë ardhje, por jo i miri Samuele Ricci, me gjithë respektin. Asnjë negociatë nuk ka dështuar, por thjesht Ricci është një emër i muajve të kaluar, teksa ndërkohë orientimet e zonës teknike Rossonere mund të kenë ndryshuar. Në mesfushë, ndonjë surprizë. Ndoshta si Tijji, ndoshta menjëherë pas “atij” Reijnders të verës së 2023.

Dy vjet më parë, teksa po lëshonim lot për lamtumirën e Sandro Tonalit, askush nuk e dinte kush ishte ai djalosh holandez i AZ, që do të vinte një muaj më pas, falë burimeve derivante nga operacioni me Newcastle, për të na bërë që të shihnim gjëra të mrekullueshme.

Share This Article
Pa Komente