Thesari i Tares duhet investuar: çfarë i duhet Milanit tani?

Tares, i duhet njohur një aftësia e tij e jashtëzakonshme: ka shitur deri tani plot 23 lojtarë për gati 200 milionë euro në total, si askush tjetër në Serie A

Milanistat
3 Min Read

Shitja e fundit e realuzuar në casa Milan (Okafor për 21 milionë euro, përfshirë bonuset) është një tjetër plus për t’u shënuar në kompjuterin e Igli Tares. Jo i vetmi, pasi, madje edhe në operacionet e mëparshme të Emerson Royal në Brazil dhe ajo – kryevepër – e Thiaw në Angli, kanë demonstruar një aftësi dhe një tendencë që ia vlen të theksohet.

E para është dëshmi e punës drejtuesit të sapopunësuar nga Furlani; e dyta tregon se duke bërë një merkato virtuoze, midis shitjeve dhe blerjeve, ka mundësi për të arritur deri edhe të zbuten efektet negative të një paraqitjeje të munguar në Champions League.

Demonstrimi i Tares

Shitja e Tonalit, e konsideruar atëherë si një lloj katastrofe për Rossonerët, bëri të munur, ndër lëvizje të tjera, ardhjet e Reijnders dhe Pulisic për 20 milionë secili, duke rezultuar sot – me largimin e holandezit – në një fitim të konsiderueshëm kapital. Kalon pra, me votë të plotë Tare. Por tani puna e nisur duhet çuar deri në fund, sepse në organikën e vënë në dispozicion të Allegrit janë ende edhe dy vende bosh për të plotësuar skuadrën.

Është edhe kursimi mbi malin e pagave

Shfryrja e organikës, në fakt, sipas udhëzimeve të vetë Allegrit (pa kupat, ekziston rreziku që të haset ndonjë pakënaqësi më tepër në Milanello), sigurisht që mund të çojë drejt kursimeve të mëtejshme në buxhet. Por çështja e madhe, ajo për të cilën të gjithë jemi sy e veshë ngritur se si do të zgjidhet, është një tjetër. Dhe i referohet një premtimi të vjetër, gjithmonë të respektuar nga pronarët: që të gjitha të ardhurat e shitjeve janë për t’u riinvestuar në blerje. Kështu duhet të ndodhë edhe në këtë seksion veror merkatoje.

Një bomber i madh, madje dy…

Në apel, në fakt, mungojnë dy copëza, njëra më e rëndësishme se tjetra. Para së gjithash, një qendërsulmues për të vënë krah Gimenez, pikërisht siç u premtua edhe nga vetë Tare gjatë prezantimit të tij në qershor. Largimi i Okafor, njëkohësisht me dhimbjen muskulare të Leaos (do të rikthehet në skuadër menjëherë pas pushimeve për shkak të ndeshjeve të kombëtareve), e ka mpakur numrin në dispozicion të Allegrit. Dhe me formacionin 3-5-2 të dizajnuar për performancë superiore, nevojiten të paktën 2 për dy role.

…dhe një mbrojtës ekspert

Së dyti flasim për mbrojtjen. Askush nuk ka kërkuar të shpenzohej një pasuri e tërë mbi një 18-vjeçar si Leoni, por nevojitet një guidë me temperament dhe teknik në atë rol, siç u pa qartë ajo e treguar nga Luka Modric sapo vuri këmbën në barin e San Siros, i pritur nga brohoritja e turmës (ishin mbi 71,000 tifozët në San Siro, që janë shenjë e një besimi dhe entuziazmi që nuk duhet shpërdoruar).

Share This Article
Pa Komente