Milan fiton 3-2 kundër Parmës në San Siro. Një përmbysje që erdhi në minutat e fundit të kohës shtesë, me golat e Tijjani Reijnders dhe Samuel Chukwueze që bënë të mundur fillimisht barazimin dhe më pas të fitonin. 3 pika me rëndësi thelbësore.
Sergio Conceicao zëvendësoi Theo Hernandez dhe Rafael Leao pas pjesës së parë që përfundoi 1-1. Praktikisht përdori çdo armë që kishte në dispozicion për të arritur këtë sukses. Fatkeqësisht, në fund të ndeshjes, pati një moment tensioni të lartë me Davide Calabria. Të dyve iu desh të ndaheshin nga lojtarët dhe pjestarë të tjerë të stafit. E shëmtuar për t’u parë.
Pas ndeshjes, Conceicao ka folur për mikrofonat e DAZN dhe padyshim ishin shumë tema për të trajtuar.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
NERVOZIZMI – “Jam nervoz çdo ditë. Ndonjëherë me këtë adrenalinë që krijohet gjatë ndeshjes… Jetohet me pasion ky sport, janë gjëra që për mua janë ok. Ishte një situatë ndeshjeje dhe asgjë, thjesht ndodhi. Ashtu si me fëmijët, nëse ka sjellje të papërshtatshme, duhet thënë diçka. Unë jam i drejtpërdrejtë, ndoshta kemi thënë ndonjë fjalë më shumë. Nuk është problem. Lojtarët janë të mbrojtur nga unë, po krijojmë një lidhje të rëndësishme dhe është kjo ajo që dua. U pa sot, me shpirt fituam. Në një moment nuk kishte më strategji, kishte shpirt”.
TEO DHE LEAO NË STOL DHE PËRMBYSJA – “Do kisha preferuar të fitoja më parë, me qetësi, në vend të përmbysjes. Por kjo tregon karakter dhe shpirt. Duhet patjetër të përmirësojmë lojën tonë. Zgjedhjet e bëra në intervall janë bërë në interval, i bëra për të përmirësuar skuadrën, pavarësisht emrave. Theo dhe Leao na kanë dhënë kaq shumë në të kaluarën e afërt, asgjë për të thënë, ata do të vazhdojnë të jenë shumë të rëndësishëm. Them që tani se në Zagreb do të luajnë, me ta është gjithçka në rregull. Janë zgjedhjet e trajnerit, për këtë më paguajnë”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
MUNGON NJË FINALIZUES LOJE – “Nuk ka ekuilibër mes fazës mbrojtëse dhe sulmuese, është gjithçka e lidhur. Shpesh shohim sulmuesin që duhet të shënojë gol, por është e gjithë skuadra që duhet të punojë më mirë për të arritur në 30 metrat e fundit dhe për të qenë gati për të shënuar gol. Dhe nevojitet edhe të përmirësohemi në mbrojtje, veçanërisht në mbulim.”
FOFANA I SKUALIFIKUAR PËR NË DERBI – “Ishte i keqardhur, sepse do të humbasë një ndeshje të rëndësishme. Fajin e kam unë që e futa në fushë. 3 pikët ndaj Parmës vlejnë po aq sa 3 pikët ndaj Interit. Nuk doja të humbisja pikë sot”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
MË GJATË NË DHOMËN E ZHVESHJES PAS NDESHJES – “Më falni për vonesën… Nesër fillojmë punën për ndeshjen e Champions League, ka shumë detaje të vogla…”.