Nuk ka qenë, sigurisht, fillimi më i mirë i sezonit të Theo Hernandez dhe paraqitjet e tij e kanë vërtetuar. Nëse përjashtojmë ndeshjen kundër Torinos, ku madje shënoi edhe një gol të madh, mbrojtësi francez ka përjetuar ndeshje anonimitetit absolut në fazën ofensive dhe vështirësi në fazën mbrojtëse. Mangësitë që janë vërejtur goxha në disa ndeshje të ndryshme dhe ky është një minus i rëndësishëm për Milanin, i cili në aksin Theo-Leao ka përbërë gjithnjë armën plus të Milanit të Piolit.
Theo është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kësaj skuadre, por rendimenti i tij në muaj, nuk mund të quhet i kënaqshëm. Shpërthimet e tij të famshme me gaz bë maksimum janë reduktuar në mënyrë drastike, krosimet nga mbrapa janë praktikisht zero dhe gabimet në vendimet që duhen marrë në fazën mbrojtëse janë konstante. Nuk mund të jetë rastësi që ai ishte lojtari i parë i skuadrës, në vetëm shtatë ndeshje të para, që mbylli raundin e parë të pesë kartonëve të verdhë, me atë që mori ndaj Genoas, një ndërhyrje ajo e tij që u duk paksa e pakuptimtë pasi ndodhi 90 metra larg portës së tij.
Nevojitet një ndryshim i menjëhershëm i kësaj gjendje katalepsike sportive dhe performance, sepse i ka të gjitha aftësitë fizike dhe teknike për t’u rikthyer në atë anësor të aftë për të shkatërruar sulmet kundërshtare dhe për të hapur madje edhe në mbrojtjet më të mbyllura. Nevojitet edhe një ndryshim i sjelljes së tij ‘skenike’ kur përpiqet të përfitojë ndonjë faull, edhe sepse standardi i arbitrimit tashmë është i qartë: nuk mjafton më të bërtasësh për të marrë një fishkëllimë në një moment vështirësie.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Theo, koha e letargjisë ka mbaruar, duhet ndryshuar regjistër për t’u bërë sërish dominues dhe për të ndihmuar Milanin në mënyrë konkrete.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>