Po ikën, në rrugën e tij drejt Al Hilal: po shkon një nga shtyllat rossonere. Por, çfarë ka përfaqësuar vërtetë për Rossonerët dhe sa do të peshojë mungesa e tij?
Transferimi i Theo Hernandez te Al Hilal, i stërvitur nga Simone Inzaghi, shënjon fundin e një epoke për Milanin. Jo vetëm për një humbje teknike, por mbi të gjitha lamtumira ndaj një simboli të fuqisë dhe identitetit rossoner.
Lajmi ka bërë xhiron e botës dhe është gjithnjë e më pak i përgënjeshtruar dhe gjithnjë e më konkret: Theo Hernandez është gati t’i thotë lamtumirë Milanit për të fluturuar drejt Al Hilal, ku do të takohet me ish rivalin Simone Inzaghi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Theo dhe Milan, një histori që ka lënë gjurmë
Pas gjashtë sezonesh te Rossonerët dhe dy titujve, francezi të pas tij një trashëgimi të rëndë. Sepse Theo, më shumë se një lojtar, ishte një simbol.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Që nga mbërritja e tij, ka mishëruar idenë e një Milani modern, vertikal dhe agresiv. I dha shpirt dhe trupin – dhe çfarë trupi – kauzës Rossonere. Kur ishte në formë, dukej sikur kishte e kishte lidhur fanellën rossonere mbi Power Unit-in e një makine të Formula 1. Përshpejtime të furishme, galope që përthyenin ndeshjet.
Këmba gërricëse e krahut të majtë
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Theo ka qenë çdo gjë por aspak banal. Vrapimet e tij në të majtë ishin bërë një markë fabrike. Këmba e tij gërrricëse ishte si një kthetër që shndërrohej nën peshë si një teh i mprehtë, gati për të goditur.
Zbriste në fushën e hapur, duke i ngritur lart copërat si një kalë i hazdisur, që vraponte, i pamundur për t’u përmbajtur kur gjente ritmin e duhur. E nëse kishte diçka për t’u frikësuar, Theo nuk ngurronte kurrë: nxirrte tym nga hundët si dragoi në përralla, duke ndriçuar San Siron dhe jo vetëm me flakë të papritura, me goditje kampionësh.
Çfarë humbet Milani: përveç talentit dhe identitetin
Nën aspektin teknik, Milani humbet një mbrojtës krahut që ka ndryshuar mënyrën e interpretimit të rolit në Serie A. Por do të ishte reduktuese të ndaleshim aty. Me të shkon një pjesë e identitetit, një prani skenike që e galvanizonte publikun dhe shokët e skuadrës.
Ka pasur momente ngadalësimi, jovijueshmërie? Sigurisht. Por edhe në performancat e tij të luhatshme, ka ruajtur aurën e një lideri të heshtur, të një luftëtari modern. Një lojtar që shpesh ka tërhequr skuadrën më shumë se me trupin, me fjalët e tij. Për Djallin ka luajti edhe qendër mbrojtësin…
Kush mund ta marrë trashëgiminë e Theo Hernandez?
Tani i takon klubit të ndërtojë të ardhmen. Zëvendësuesi do të duhet të ketë këmbë, vizion dhe mbi të gjitha personalitet. Sepse mbushja e të tilla këpucëve – dhe hapësirës – së lënë nga Theo nuk do të jetë e lehtë. Do të duhet një operacion inteligjent, më shumë një transferim sesa një histori mbulimi.
Emra do të afrohen shumë, dhe ndoshta edhe ëndrra. E ndërkohë, Milani do të duhet të merret me zëvendësimin e një motori. Një që, kur nisej, linte gjurmën. Dhe jo vetëm mbi bar.
Një lamtumirë që lë gjurmë
Futbolli ndryshon, evoluon, globalizohet. Ofertat saudite janë normaliteti i ri, e madje edhe klubet historike duhet të adaptohen. Por tifozët e Rossonerëve do të kenë vështirësi ta harrojnë Theon.
Këmba gërvishëse e Theos do të mungojë. Do të na mungojë ai. Sepse disa lamtumira bëjnë më shumë zhurmë se të tjerat. Kjo është njëra prej tyre.