Në stadiumin Sinigaglia, mbrojtësi francez arriti një moment historik shumë të rëndësishëm: në pas ndeshje foli edhe për legjendën e kuqezinjve
Ajo në Como nuk ishte një ndeshja e lehtë për Milanin, që madje pësoi edhe gol, 1-0. Por skuadra e Sergio Conceicaos diti të reagonte dhe fitoi 1-2. Një fitore thelbësore për moralin dhe klasifikimin.
Goli i barazimit u shënua nga Theo Hernandez me një goditje në ajër nga brenda zonës që pati një efekt ndoshta jo të synuar, por efektiv. Topi kaloi mbi Butez, në trekëndëshin e portës dhe në rrjetë. Deri në atë moment, francezi me shokë nuk kishin pasur një paraqitje për t’u shënuar, por reagimi ndodhi dhe erdhën 3 pikë shumë të çmuara.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milan, Theo Hernandez: rekord i ri historik
Ai i shënuar nga Hernandez kundër Comos nuk është një goli banal. Jo vetëm sepse i dha mundësinë Milanit të barazonte rezultatin, por edhe sepse përfaqëson një rekord të ri në historinë e kuqezinjve. Në fakt, Theo ka arritur në 30 gola në Serie A, duke kaluar në këtë mënyrë Paolo Maldinin si mbrojtësi më produktiv i Milanit në kampionat. Të dy ishin barazim në 29 gola para mbrëmjes së djeshme, më pas ndodhi parakalimi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Natyrisht, për ish Real Madridin është një nder i madh arritja e këtij momenti historik. Pas ndeshjes ka postuar në rrjetet sociale edhe një foto ku shihet duke bërë numrin 30 me duar dhe mesazhin e mëposhtëm: “Fitore e madhe e skuadrës. I lumtur që arrita 30 gola me Milanin dhe bëra histori me këtë fanellë. Më fal Paolo Maldini por ma patë thënë vetë. Të kam xhan” Natyrisht, Maldini i është përgjigjur me një koment: “I madh Theo”.
Pikërisht vetë legjenda kuqezi ka qenë kishte qenë vendimtar në transferimin e Hernandez te Milani. Tifozët kujtojnë blitz-in në Ibiza, ku lojtari ishte me pushime, për ta bindur të martohet me projektin e kuqezinjve. Drejtori teknik i atëhershëm i Milanit arriti ta bindë dhe u zhvillua një operacion i shkëlqyer, duke qenë se për 22 milionë euro klubi siguroi një mbrojtës krahu, i cili në fund vlente të paktën dy herë shifrën e harxhuar. Midis të dyve është zhvilluar një marrëdhënie e shkëlqyer.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Prej disa kohësh ka një rendiment të paqëndrueshme dhe sigurisht duhet të përpiqet të ndryshojë marshin, për këtë nuk ka dyshim. Theo është në sezonin e tij të gjashtë te Milani ndaj dhe pritet diçka më shumë prej tij. Në lojë është edhe rinovimi i kontratës, ende i pafirmosur. Ai ka bërë të ditur se dëshiron të qëndrojë, por negociatat ende nuk kanë nisur.